Home KRYESORE Presheve, pezullohet mësimi për mungese tekstesh, Tirana hesht…

Presheve, pezullohet mësimi për mungese tekstesh, Tirana hesht…

Profesori i paepur i se Drejtës se Srsimit Ndriçim Mehmeti sot reagon per shkollat Shqipe ne Luginën e Preshevës te cilat kane pezulluar mësimin për mungesë te teksteve shkollore ne gjuhen shqipe. Mehemeti thotë se edhe pse ky problem ka muaj te terre qe zgjat Tirana zyrtare hesht sipas tij padrejtësisht.

“Ndërkohe qe flitet për Samitin e Diasporës, pak ore larg Tiranes, bashkëkombësit tanë, nuk kane mundësi te mesojne gjuhen e tyre, ne kohen kur politika ka shpallur moton e saj “Zero tolerance me fqinjët”. Nuk e di as sa krenar ndihemi, kur mbi 100 mije libra te mbajtur peng, mbajnë vulën e qeverise se Kosovës dhe asnjë prej ministrisë sonë te arsimit. Nuk me mbetet gjë tjetër te them, vetëm se “I ruajt syri i keq marrëdhëniet tona me Serbinë” – shkruan Ndriçim Mehmeti ne profilin e tij ne Facebook.

Share: