Home KRYESORE Revolta e Erion Kristos…

Revolta e Erion Kristos…

Gazetari, apo Avokati sic njihet ne emisionin e tij “Bardh a Zi” ne televizionin Scan, Erion Kristo eshte revoltuar për menyren e botimit qe i bejne disa gazeta statuseve te tij pikate ne rrjetin social te Facebook. Kristo sqaroi për redaksinë e revistës “Përqasje” se nuk ka asnjë ankesa ndaj menyres se publikimit tek ne i cili sipas tij realizohet ne përputhje me etike, dhe profesionalizmin e gazetarisë. Ja cfare shkruan sot gjiganti Erion Kristo:

“Asnjë gazetar nuk ka te drejte te marre statuset e mia dhe t’i botoje ne gazete. Nese do vazhdoni te mos respektoni rregullat e fejsbukut, une do t’i drejtohem gjykatës, ku natyrisht do kërkoj dhe dëmshpërblime për cenim imazhi. Statuset e fejsbukut janë vetëm për miqtë e mi. Çdo mik ka te drejte t’i marre e t’i publikoje ne muret e tij, pa me marre leje, madje po te doje mos t’i vere as emrin. Nuk mërzitem prej kësaj. Po asnjë gazetar nuk mund t’i botoje pa komunikuar me mua. Unë fejsbukun e kam për te “tallur” kënaqesine time, jo për seriozitet. Gjerat serioze i them vete, kur te dua e ku te dua. Skam nevoje te me nxirrni surratin neper media, pa lejen time. Behuni serioze kolege gazetare, dhe mos mbaroni punën tuaj, duke dëmtuar punën e tjetrit. E kam vene re se me sa lehtësi botoni mendimet tona neper gazeta. Eshte shkelje totale. Kur flas për gazete flas për gazete. Une ne shtëpi rri me pizhame. Edhe ne fejsbukun tim rri me tuta. Prandaj mos abuzoni, se abuzimi ka dy kahje.”

Share: