Amarilda Leka, sekretaria elektorale e ministres së Administrates dhe Inovacionit Milena Harito ka marrë 25 mijë e 500 euro, me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu të arrestuarin për drogë Xhorxh Gjoka. Leka këto para ja ka marrë vllait të personit të arrestuar, shtetasit Zef Gjoka, i cili me premtimin se 29-vjeçaria Amarilda Leka do ndërhynte tek gjyqtari për të liruar të vllain, ka pranuar ti japë shumën e eurove. Mirëpo ditët kalonin dhe më pas nuk kishte asnjë ndryshim. Sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Amarilda Leka nuk ka folur me asnjë gjyqtar por ka marrë eurot dhe ka humbur kontaktet. Por të afërmit ne Xhorxh Gjokës kanë rënë në gjurmët e saj, dhe më pas i kënë kërkuar eurot, por në fakt Leka i ka kallëzuar në polici, për akuzën e “Kanosjes”. Fill pas kësaj palët janë thirur në komisariar ku Zef Gjoka, ka treguar të gjithë planin.Menjëherë pas kësaj është arrestuar Amarilda Gjoka e cila akuzohet për Mashtrim dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”.
Nga Elton Qyno