Nga Enriko Ceko
“Që të kuptoni se si shkojnë punët në një vend si Shqipëria ku nuk ka asnjë zhvillim e asnjë ndryshim, po ju tregoj një histori për katër persona me emrin EVERYBODY, SOMEBODY, ANYBODY, AND NOBODY (TË GJITHË, DIKUSH, ÇDONJËRI DHE ASNJËRI): Një herë ishte për tu bërë një punë e rëndësishme dhe TË GJITHË ishin të sigurt se DIKUSH do ta bënte. Në fakt ÇDONJËRI mund ta bënte këtë punë por ASNJERI nuk e bëri dhe DIKUSH u mërzit shumë nga ky fakt, sepse ishte puna e TË GJITHËVE. Por TË GJITHË menduan se ÇDONJËRI mund ta bënte punën, por ASNJERI nuk e kuptoi që TË GJITHË nuk do ta bënin atë punë dhe për këtë TË GJITHË fajësuan DIKË ndërkohë që ASNJËRI nuk bëri atë çfarë që ÇDONJËRI mund ta kishte bërë!”