Home KRYESORE Kalimera qirie…!… Jasu palikari!

Kalimera qirie…!… Jasu palikari!

Nga Luan Kurti

Kalimera qirie! Po ju përshendes greqisht, me shpresën se Dulja (Vangjel) do kënaqet që po shkruaj me gjuhën e njerkës dhe ndikon në heqjen e ligjit të luftës midis dy vendeve. Kisha orthodhokse me qefal automatik ja përplasi në fytyrë Ramës faturën me investimet për manastiret (megjithëse ky fliste për kishat hangare). Ja përplasi dhe nuk veproi si Preçi Zog…aj, aj,- që desh t’ia mbërthente me perona vendimin e pafajësisë në ballë, Andrea Voroncov Stefani (qit)… Ballist Morina mbeti në burg dhe asnjë dron me portretin e tij “autoctonus” nuk po duket në qiellin e Tiranës. Kësaj i thonë kalova lumin të dh….. kalin! Sa për CEZ-in dikush propozon që presidenti të shpallë aministinë, se nuk bën të grinden shqiptarët e ndershëm mes vedit. Madje unë si patriot në rast mosdekretimi prej Nishanit, që jo gjithmonë ka nishan, do mblidhja firmat për referendum sovranor. Po e gjykojë me vend sovraneria mund ta promovojmë nismën tonë duke hedhur edhe një shashkë (si Albini) për shashkën, në mes të Tiranës.Jasu palikari!

Share: