Nga Alban Bala
Vetëtin mbi det. Tani vetëm kujtimet
Jane ende te ngrohta – shira te një tjetre kohe.
Vera flenë mbi trëndafila te harruar ndezur
Dhe era i ka buzët e njoma.
Vetëtin mbi det. Zërat e dritës
Buisin përmallshëm nga zemra e tokës.
Peizazhe pa lote shkruajnë stinën qe ndërron.
Rekuiem gjethesh qe rrezohen.
Kur shiu te nise do te përqafohemi.
Dua te nxjerr prej teje atë aromën e tokës
Kur njomet prej puthjes si buza vajzërore,
Si shiu i pare, te te puth e te harrohem.
Vetëtin mbi det. Akrepa te një ore qiellore
Qe shkon…