Home KRYESORE Zgjidhja, ndryshimi i Kodit Elektoral!

Zgjidhja, ndryshimi i Kodit Elektoral!

Nga Zef Bushati

Shume qytetare sot shprehin pakenaqesi ndaj qeverisjes e politikes dhe kerkojne zgjidhje. Natyrisht qe ka zgjidhje. Zgjidhja vjen duke ndryshuar sistemin zgjedhor e jo duke burgosur qytetaret e cdo kategorie. Asgje nuk ndryshon nese burgos nje apo disa parlamentare, nje apo disa qeveritare te larte, nje apo disa zyrtare te larte, nje apo disa gjykates a prokurore, nje apo disa biznesmene, nje apo dhjetra qytetare qe nuk paguajne dritat apo tatimet.

Ndryshimi vjen vetem e vetem nepermjet ndryshimit te ligjit zgjedhor. Shqiperia ka ligjin me anti demokratik te botes, Shqiperia ka 25 vite qe drejtohet si rezultat i “ligjit te lavjersit” qe hartoi Ramiz Alia me bashkepunetoret e tij dhe qe e konsolidoi marreveshtja Sali Berisha dhe Edi Rama. Ne cilin vend te botes dy partite kryesore drejtojne e menaxhojne Komisionin Qendror te zgjedhjeve dhe te gjitha Komisionet deri tek Qendrat e votimit. Ky eshte konflikt interesi i paster e nga me te qartat dhe nga me te poshtrit. Ky eshte zberthimi qe i beri Ramizi i thenies se Stalinit se: ” nuk ka rendesi kush voton por ka rendesi kush numeron “. Kush numron votat e zgjedhjeve ne Shqiperi ? Ate e di dhe bufi, votat i numeron PD dhe PS.

Per partite e tjera qe hyjne ne garen zgjedhore gjithshka eshte nje ferr i zi. Kush i vjedh votat ? Kush i blen votat ? Kush fiton ? Edhe kete e di “bufi”, njehere PD dhe njehere PS. “Lavjerresi” i Ramiz Alise funksion. Po parate e taksapaguesve shqiptare per financimin e partive kush i merr ? Edhe kete e di bufi, 800 miljon leke PS dhe 800 miljon leke PD. ADK ka testuar qytetare nese duan ata qe nga taksat e tyre te financohen partite politike. Asnje nuk e dinte qe partite financohen nga taksat. Kur e merrnin veshte gati sa nuk ulerinin: jo,ne asnje menyre….

LSI e Ilir Metes ka prishur ritmin e rregullt te “lavjerresit” PD e PS. Tani ky “lavjerres” fillon e dridhet, prandaj as PD e as PS nuk e duan LSI. A ka zgjidhje ? Per mua e vetmja zgjidhje eshte: 1.- Ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Zgjedhjet duhet te administrohen nga Gjykata Kushtetuse, ajo duhet te emroje antaret e KQZ dhe te gjitha komisioneve deri tek ai i votimit e numerimit. Asnje parti nuk duhet te kete antare. 2. – Shteti nuk duhet te financoje partite politike, partite te financohen nga kuotat e antareve dhe nga sponsorizime e donacione transparente. Keshtu garantohet gara e barabarte dhe keshtu fiton ajo parti qe ka mbeshtetjen me te madhe. Nese veprohet keshtu sistemi politik dhe administrativ do pastrohet dhe Shqiperia nis rrugen e ndryshimit.

Share: