Nga Adi Darsi
Deshtimet e qeverise se kaluar ne zhvillimin e zonave ekonomike kane qene nje deshtim spektakolar, tha ne nje konference shtypi ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj. “Ne plot nente raste ata kane deshtuar duke mos mundur te marrin ne asnje rast qofte edhe nje oferte te vetme”. Duke e quajtur nje sukses paraqitjen e dy ofertave per zonen e lire ekonomike te Spitalles, ministri argumentoi se kjo eshte bere e mundur fale ndryshimeve ligjore dhe nuk harroi te theksonte se ky eshte tregues i qarte se te huajt i kane syte tek Shqiperia.
Po cfare ngjau me tej ne konferencen e shtypit?
Pyetjes se pare te gazetareve se a mund te flitet per gare kur njera nga dy kompanite e interesuara, ajo italiane, nuk ka paraqitur oferte financiare, ministri ju pergjigj se eshte pune e komisionit te thone pergjigjen per kete.
Pyetjes se dyte se si shpjegohet se ofertuesit kineze ngjajne si fantazme se nuk kane as faqe interneti ministri ju pergjigj se ata kane derdhur garancine e kontrates 150 milione leke te vjetra.
Pyetja qe del pas kesaj eshte se cfare e nxiti Ahmetajn te dale ne konference shtypi nderkohe qe komisioni po vlereson ofertat. A eshte proceduriale kjo?
E ne fund fare a ka ndonje dallim kjo lloj gare me ata te kohes qe Ahmetaj i quan deshtim i plote? A mos po shkon edhe vete Ahmetaj drejt deshtimit te dhjete me zonat e lira ekonomike?