Home KRYESORE Krasniqi, Koha për të kthyer besimin se shpresa ekziston…

Krasniqi, Koha për të kthyer besimin se shpresa ekziston…

Politologu Afrim Krasniqi shkruan se ne politikën shqiptare dallimi midis akteve simbolike dhe sjelljes horizontale është minimal! Ai sugjeron qe ndonjëherë mjaftojnë aktet simbolike për të kthyer besimin se shpresa ekziston, gjërat mund të funksionojnë e kjo, sipas Krasniqit është koha ideale edhe për simbolika të tilla.

“Si për shembull, dorëheqje nga çdo zyrtar direkt përgjegjës në kritikat e raport progresit, një klimë e re konsensuale për reformën në drejtësi, akte konkrete kundër korrupsionit. Duke filluar nga aktet parlamentare, ndarjen midis atyre që përfaqësojnë sovranitetin dhe atyre që përfaqësojnë botën e krimit”

   shkruan politologu Krasniqi duke sjelle parime ne vëmendje te publikut por duket sugjeruar potencialisht edhe përgjegjësi politikanesh ne detyre dhe për aktualitetin dhe vecanerisht Progress Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Politologu duke ju referuar hallkës me te dobët te aktualitetit fton prokurorinë të hetojë të gjitha dosjet e akuzave ndaj ministrave dhe zyrtarëve të lartë, si dhe te verifikoje në detaje burimet e financimit të dy qeverive të fundit, asaj që ishte deri më 2013 dhe asaj që erdhi më pas, me të njëjtin standard:

“30 ditë kohë të justifikojnë burimet e financimit të aseteve të tyre private e familjare, përndryshe sekuestro dhe shembull se ligji është ashtu siç përcaktohet në Kushtetutë, i barabartë për të gjithë.”

Sugjeron Krasniqi ne komentin e tij ne Ikub.al, por ajo qe mund te sjellim ne lexuesin e revistës “Përqasje” se sot me datë 10 nëntor 2015 në Gjykatën Administrative Tiranë, ora 15.00, pritet të jetë seanca përfundimtare dhe vendimi i Gjykatës për tre partitë politike janë PS, PD, LSI qe sipas  Albanian Institute of Science (AIS) duke u mbështetur te neni 9 i Kushtetutës duhet te bejne publike burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Kjo është hera e parë që tre Parti Politike janë palë e paditur në një proces gjyqësor, por gjasat jane minimale qe ato ti pergjigjen pozitivisht kesaj kerkese nese jo ligjore, qartazi morale.

Share: