Duket se pas lëvizjes në Ministrinë e Drejtësisë nga LSI synohet për lëvizje te tjera ne qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama. Deputeti i LSI-së Spartak Braho flet edhe për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar, i cili sipas tij brenda dhjetorit pritet të jetë i rifreskuar.
“Këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan. Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera” –
ka thëne “prokurori i përjetshem” siç e ka quajtur vete drejtuesi i LSI, Ilir Meta. Nuk dihet nëse do i rezistoje dot Edi Rama kësaj rryme e cila sipas opinionistit Ilir Kulla është edhe modeli politik i qeverisjes. Gje qe sipas Kulles, do te thotë se ministrat janë politike dhe nga partitë duhet te zgjidhen, jo si njerëz te besuar te kryeministrit…!