Ish-diktatori libian Muhamar Gadafi, mesa duket e kishte ditur, ose te pakten marre me mend per shkak edhe te njohjes qe kishte per shoqerine e vendit te tij, por edhe me gjere, atë që do i ndodhte Europës, nga sulmet terroriste. Pak kohë para se të vritej Gadafi u dërgoi një letër vendeve të Europës perëndimore të cilat po sulmonin regjimin e tij në Libi. Në këtë letër ai shkruante se, NATO duke sulmuar Libinë po prish murin e fundit që mban larg terroristët nga Europa perëndimore. Ne fakt, duket se Perëndimi nuk është aq i përgatitur sa duhet ndaj zhvillimeve qe erdhën dhe po vijnë akoma nga ajo qe u quajt “Pranvera Arabe” e cila po shfaqet si “Dimër i Akullt” për këto vende vete, por edhe për Europen.
Thelbi i letrës:
“Tani dëgjoni o ju popull i NATO-s (duke ju referuar Europës perëndimore). Ju jeni duke bombarduar një mur i cili qëndron mes Europës dhe emigracionit masiv afrikan, mur i cili pengon gjithashtu terroristët e Al QaedaÂs të vijnë tek ju. Ky mur eshte Libia dhe ju po e shkatërroni atë. Ju jeni idiotë dhe do të digjeni në Ferr për këtë që po bëni, pasi mijëra e mijëra emigrantë do të vijnë në dyert tuaja dhe mes tyre do të ketë edhe terroristë të Al ÂQaedaÂs. Kështu do të jetë. Unë nuk gënjej kurrë. Dhe nuk po gënjej as në këtë rast”,- shkruante Gaddafi në vitin 2011, pak muaj para se të vritej nga shërbimet sekrete franceze.