Home KRYESORE Në Kosovë mungon masa minimale e ndërgjegjies patriotike…

Në Kosovë mungon masa minimale e ndërgjegjies patriotike…

Nga Nexhmedin Spahiu

Dy janë rrugët prej nga në Kosovë është futur krimi në sistem:

1. Pandërgjegjshmëria e ekspertëve dhe 2. Pandërgjegjshmëria e votuesve.

Krimet me të mëdha në Kosoven e pasluftes janë bëre në emër të ekspertizes. Rasti më tmerrues është i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili nga pandërgjegjshmëria e anëtarëve të tij e solli vendin buzë luftës civile.

T’i raportosh Qeverisë dhe opinionit të gjërë që nuk ka harta topografike ku është i shënuar kufiri administrativ mes Kosovës e Malit te Zi, në ndërkohë që ekzistojnë të tilla sa të duash, dhe mbi bazën e kësaj premise të dhurosh 1% të territorit të gjithëmbarshëm të Kosovës shtetit fqinjë është një krim i rënde që bëhet në emër të ekzpertizës. Dhe tani vijmë te hallka e dyte e mosfunksionimit të sistemit shteteror: Prokuroria, çfarë bënë prokuroria që nuk nisë hetimet ndaj anëtarëve të këtij komisioni?

2. Votuesit tanë bëjnë kabull shumë gjëra. Qoftë për instancat më të ulta apo më të larta votojnë njeriun që e njohin për hajn apo kriminel, mjafton që ai pak para votimit t’u hedhë një karamele.

Krejt kjo ka një shpjegim: në Kosovë mungon masa minimale e nevojshme e ndërgjegjies patriotike.

Share: