Home KRYESORE A do te jete rruga e protestave tona si ne Rumani…

A do te jete rruga e protestave tona si ne Rumani…

Nga Zef Preci

Nder te tjera: Gazetarja Rudina Xhunga ka biseduar me një prej gazetarëve investigativë në Rumani, Paul Radu, i cili thotë se katër vite më parë protestat i bënte politika, ndërsa tani populli ngrihet kundër qeverisë.

“Të paktën deri para disa viteve, protestat ishin politike dhe organizoheshin nga partitë politike e sindikatat. Kjo situatë ndryshoi pas vitit 2011-2012. Tani protestat nuk organizohen më nga partitë politike, por nga populli”, thekson ai.

Gazetari rumun shprehet se rënia e zjarrit ishte pikënisje për daljen në shesh të mijëra njerëzve. “Shumica protestojnë kundër korrupsionit, për shkak se shohin lidhjet midis korrupsionit dhe faktit që ata të rinj u vranë në një klub popullor. Pra, korrupsioni të merr jetën”, shton më tej.

Lidhur me dorëheqjen nga posti i kryeministrit Viktor Ponta, gazetari Radu shprehet se ai duhet të jepte dorëheqje kohë më parë për shkak të skandaleve, siç ishte kopjimi i tezës së doktoraturës.

“Më pas ai bleu disa apartamente në mënyrë shumë të çuditshme dhe njerëzit afër tij, nisën të marrin kontrata të majme nga qeveria. Ngjarja tragjike në klubin e natës i bashkoi njerëzit, pasi ata ishin të tejngopur me atë që po ndodhte”, deklaroi.

Zt. Radu shprehet se rumunët ishin tejngopur me premtime për transparencë dhe mirëqenie. “Rumunët u bindën se premtimi i qeverisë për ndershmëri, transparencë, mirëqenie, ishin thjesht deklarata politike, sepse korrupsioni rridhte lum딝, nënvizon.
___________________________
INTERVISTA/ Ç’po ndodh në Rumani? “Njerëzit u tejngopën me premtime, dolën në rrug딝 | GAZETA DITA

Share: