Nga Marko Bello
Sulmet e fundit terroriste ne Paris duket se e kane zhvendosur boshtin e gjeopolitikes drejt Moskes. Ky konstatim i bere nga disa analiste, e ka bazen tek koordinimi i sulmeve kunder bazave ushtarake dhe infrastruktures se Shtetit Islamik, nga ana e SHBA, Frances dhe Rusise.
I shenjuar qe ne moshe te re, nga nje parrulle e shkruar ne muret e Shen Petersburgut se, “ne rast se lufta behet e pashmangshme, duhet te godasesh i pari”, Presidenti i Rusise, Vladimir Putin vendosi te godase i pari Shtetin Islamik, i cili deri atehere ishte “ledhatuar” nga disa bombardime sporadike te amerikaneve dhe aleateve te tyre, perfshi Francen.
Pas vertetimit se avioni rus me 224 pasagjere qe u rrezua mbi gadishullin Sinai te Egjiptit, kishte pasur shkak nje bombe te vendosur nga ana ISIS, dhe sidomos pas sulmeve terroriste ne Paris, nje aleance midis vendeve perendimore dhe Rusise kunder shtetit islamik nuk duket me e pamundur.
Tashme nuk jane te pakte politikanet dhe politiloget ruse dhe perendimore, te cilet po evokojne aleancen anti-naziste gjate Luftes se Dyte Boterore, si nje precedent i suksesshem i bashkepunimit midis rivaleve strategjike dhe si nje domosdoshmeri per te mposhtur armikun e perbashket.
Mirepo, realizimi i koalicionit te madh anti-terrorist dhe riorientimi strategjik perendimor drejt Rusise, mund te cele deren e leshimeve te tjera nga ana e bllokut perendimor, sa i perket situates ne Ukraine, duke injoruar veprimet agresive dhe kercenimet e Rusise ndaj Europes Lindore. Frika se Perendimi mund te vijoje ta toleroje Rusine ne te ardhmen, ne shkembim te ndihmeses se Moskes per shpartallimin e radikaleve islamike ne Siri dhe Irak, ka bere qe shume vende ish-komuniste, vecanerisht shtetet balltike te kerkojne me shume garanci nga SHBA e NATO.
Keto vende i druhen perseritjes se historise, kur aleanca SHBA-Britani-BRSS qe mposhti bishen naziste, u shoqerua me roberimin komunist 50-vjecar te Europes Lindore nga ana e Bashkimit Sovjetik. Per kete aresye, ndihmes-sekretarja e Departamentit te Shtetit te SHBA, Viktoria Nuland dha garanci, gjate nje konference mbi sigurine ne Berlin, se SHBA do te reagojne fuqishem, ne rast se aleatet e saj ne NATO si Polonia, Rumania, Bullgaria apo vendet baltike, do te rrezikoheshin nga Rusia.