Home KRYESORE Aleanca Kuq e Zi protestoi kundër zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Shqipëri.

Aleanca Kuq e Zi protestoi kundër zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Shqipëri.

Aleanca KuqeZi deklaron se kjo është ndeshja e turpit që zyrtarizon ndarjen e kombit shqiptar.  I bëjmë thirrje shqiptarëve të hapin sytë pasi ky kalë Troje i veshur me dekor festiv është fundi i ëndrrës për bashkim kombëtar. Na kërkojnë që sot të thërrasim jo më një komb një kombëtare por të ngrihemi në këmbë për 2 himne 2 flamuj dy kombëtare dhe ne kësaj i themi, JO.

Kjo ndeshje është armiqësore dhe thellon diferencat mes dy shteteve shqiptare. 22 lojtarë shqiptarë në dy Kombëtare të ndryshme është një zyrtarizim i ndarjes. Aleanca Kuq e Zi apelon fort kundër këtij turpi. Bëjmë thirrje që të bojkotohet kjo ndeshje që NDAN kombin shqiptar. Kjo është një poshtërsi e papranueshmë. As gjermanë e francezë, as marokenë a nigerianë nuk do të pranonin ta ndanin kombin, himnin apo flamurin në dy pjesë.

TURP TURP TURP, për ata që duan 2 himne shqiptare

Share: