Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman në komisionin e Jashtëm Parlamentar sugjeroi qe implikimi politik ne raport me azil kërkuesit shqiptare ne Gjermani vetëm e komplikonte këtë situate. Kjo sigurisht mund te lexohet si kritike për opozitën shqiptare e cila akuzon qeverinë qe po i shtyn shqiptaret te ikin jashtë, por nuk mund te lihet jashtë kritikes edhe pozicioni i shumicës qeverisëse e cila po flet ne vazhdimësi se azil kërkuesit shkojnë ne Gjermani nga Greqia dhe jo Shqipëria. Hoffman tha se disa prej azilkërkuesve kanë pasur profesione të mira në Shqipëri dhe se ka disa persona që nuk kanë pengesa ekonomike, por thjesht duan që të ikin nga Shqipëria….