Erion,
Degjuam se ke hartuar nje projektvendim i cili i kthen te gjitha parkingjet ne Tirane me pagese, 100 leke/ora. Keshtu pra e vendose ti nje dite te bukur me diell teksa po rrije me ata kalamajte e bashkise e po vrisnit mendjen se si ti merrnit edhe ca para ketij populli.
Atyre qe puna nuk i ofron parkim do u duhet te paguajne 800 leke/dita (minimumi) ose rreth 20mije leke te reja ne muaj per parkimin. Packsa se rrogen mund ta kene pak me shume se aq.
Atyre qe shkojne per vizite te miqte do u duhet qe qoken ta bejne edhe aty edhe te ty, dhe te nxitojne e mos rrine shume se qoka jote eshte progresive.
Atyre qe vijne nga rrethet per te kryer pune ne Tirane, do u duhet te paguajne gjithe diten, kudo qe shkojne e shkelin, a thua se jane ne toke te huaj.
E cfare eshte me e keqja, keto para per shume pak kohe do i shkojne Bashkise. Sepse ky eshte ai projekti i vjeter i Bashes, per ti dhene me koncesion parkingjet. Ai per te cilin ne por edhe ju reaguat dhe e quajtet te turpshem, abuziv, korruptiv. E ai u terhoq. Pra plani eshte qe sot t’i beni ju me pagese, e neser i merr miku nen administrim per 100 vjet.
E pra kishe te drejte dje. Ky është korrupsion i pastër. Ky është abuzim me pushtetin. Ky eshte nje turp!
Boll me taksa se na rropet! Boll me gjoba se na rropet! Boll me burg se na rropet! Boll me koncesione se e rropet vendin!
Boll apo me mire akoma MJAFT, si te pelqente dikur!
PS: Nese ka keshilltare me dinjitet ne Keshillin Bashkiak ti vene fre ketij vendimi. Sepse qytetaret e Tiranes nuk jane aspak dakord.