Home KRYESORE Boll ma me skena armesh e përleshjesh.

Boll ma me skena armesh e përleshjesh.

Nga Halil Matoshi

Qytetaret e Kosovës e kane marr vesh sherrin dhe po rrinë neutral!

Pushteti dhe opozita duke qenë se janë krejt njësoj provincialista te dhunshem dhe vijnë nga provinienca e LPK- LDK, ndonëse shumica nga ta shtihen si kinse luftëtarë lirie e shtet-bërës, institucionalistë, e në anën tjetër kurrë nuk janë ndarë nga veprimet e dhunshme dhe abuzive për ta dominuar shoqërinë, ata pra, pushtet e opozitë, e kanë cenuar lirinë e tjetrit/tjerëve.

Pra elita aktuale politike në Kosovë e ka cenuar lirinë e qytetarëve që janë kundër dhunës në secilën variant të saj.

Kjo elite politike asht e papergjegjshme, kryesisht injorante dhe e ngulfatun nga elemente antishtetenore dhe antidemokratike, prandaj ka ardhë koha që te dy këta krahë (me pinjollët e tyre VV) të shporren nga pushteti, nga ana e një lëvizjeje qytetare për Kosovën shtet i së drejtës dhe lirive civile.

Për Kosovën paqësore e prosperuese, ku secili qytetar mund t’i realizojë ëndrrat e tij individuale ne ni qytetari te edukueme, por edhe për ta ngritur një familje e per te pase ni pune te dinjitetshme, ni shkolle te mire dhe shendetsi normale.

P.S. Boll ma me skena armesh e perleshjesh.  Duem paqe ne atdheun tone! Qytetareve te Kosoves u perkulem per dinjitet e arsye!

Share: