Home KRYESORE Disa mendime për Sistemin e Drejtësisë!

Disa mendime për Sistemin e Drejtësisë!

Nga Ervis Zholi, Avokat

Sistemi i drejtësisë është jo vetëm nder me te rendesishmit, por njekohesisht edhe një nder me te përfolurit e problematiket… Drejtësia shqiptare përballet sot me një sere problemesh qe kerkojne zgjidhje ne permiresimin e situatës është i domosdoshëm. Kjo do ishte mire te realizohej  jo vetëm kontributin i institucioneve, por edhe i vete qytetareve. Sistemi juridik ne teresi dhe i drejtësisë penale ne veçanti perbejne shtyllën kryesore te demokracisë dhe te shtetit te se drejtës ne Shqipëri.

Korrupsioni ne gjyqësor është një nder problemet me shqetësuese qe po e gërryen sistemin. Për fat te keq drejtësia është shndërruar ne një mall qe shitet e blihet nga kush paguan me shume, e me shpejte. Kete realitet te hidhur e pranojnë dhe vet gjyqtaret ne një studimin-sondazh te kryer para disa kohesh. Vete gjyqtaret janë kritike ndaj sistemit aq sa dhe vete ata pranojnë se drejtësia është e korruptuar dhe ka mungese integriteti. Rreth 25 % e tyre deklarojnë se gjyqësori është i korruptuar dhe rreth 53 % thonë se gjyqësori ka pjesërisht integritet. Ndërsa qytetaret presin një drejtësi te pavarur politikisht, një drejtësi te barabarte, një drejtësi ne shërbim te tyre dhe jo një drejtësi te blere nga pushteti i me te fortit politikisht, apo dhe financiarisht.

Disa politikane shfrytëzojnë imunitetin dhe postin sepse kane influence te ndryshojnë! Veprimet bëhen ne fshehtësi duke shfrytëzuar interesa te ndryshme reciproke… Korrupsioni është lidhur me një sistem korruptimi te zyrtareve te drejtësisë i cili mbetet i pazbuluar sepse mbulohet e fshihet. Situata është vrasëse dhe vetvrasëse sepse mungesa e drejtësisë kthen një vend në xhungël sociale dhe vetëgjyqësi.

Këtë gjë duhet ta kuptoje sa më shpejt kryeministri Rama dhe ministri Naço. Kapja në flagrancë e Lleshit në Pukë dhe Pojanakut në Pogradec, apo parat e Gjin Gjonit mbeten thjesht një show për aq kohë sa zotërinjtë në fjalë dalin nga burgu më shpejt se sa hyjnë, apo nuk hynë fare… Kjo edhe sepse kolegu nuk gjykon kolegun dhe nuk e dënon atë. Ndaj duhet reformuar sistemi ne thelb te tij.

Por si gjykohet gjykuesi?! Përgjigja do dukej fare e thjeshtë nëse vullneti politik do kanalizohet mbi pushtetin gjyqësor jo në mënyrë selektive. Alternativat reformuese janë të shumta, mjafton vullneti. Duke ngritur komisione kontrolli që ekzaminojnë çdo çështje që kanë trajtuar gjykatesit në këto 20 vite. Një “sit딝 efikase mbi sistemin gjyqësor do tregonte se drejtësia vonon,por nuk harron.

Thirrja e juristëve te rinj të arsimuar jashtë të “dizinfektuar” nga ideologjia e “marrë-dhënies nën dor딝. Duke u rritur rrogat dhe duke i flakur jashtë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në shkeljen më të vogël të ligjit. Asgjësimi i këtij kanceri do jetë i dhimbshëm për disa, por do rezultojë thellësisht jetësore për shqiptarët. “Qeveria e show-it” duhet të bëjë diçka që të ndryshojë nofkën pak a shumë të merituar në këto muaj.

“Drejtësia pa forcë është e paaftë, por forca pa drejtësi është tirani “- thoshte Paskali. “S’keni parë akoma asgj딝 ”“ tha Rama në parlament para disa muajsh duke treguar muskujt. Pikërisht deri tani, s’po shohim asgjë ne sistemin e drejtesise…

Share: