Home KRYESORE Do shkurtohen 8.1 % e nëpunësit, ikin 7.100 mësues dhe shtohen te...

Do shkurtohen 8.1 % e nëpunësit, ikin 7.100 mësues dhe shtohen te kryeministria..

Rezulton se numri i punonjësve të administratës publike do të pësojë një ulje drastike deri 8.1% krahasuar me vitin 2015. Sipas projektbuxhetit të 2016-t numri i punonjësve në administratën publike nga 88.550 do të pakësohet me 7.200 vetë, duke shkuar në 81.350 punonjës. Ministria e Arsimit ne qendër te ketij cikloni ku do të shkurtohen 7105 punonjës, ku shumica prej tyre janë mësues në arsimin parauniversitar. Ulja e numrit të punonjësve do të bëhet edhe në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë së Mjedisit. Ndërkohë tek Kryeministria nga 227 punonjës, për vitin e ardhshëm do të jenë 530…. Në buxhetin e ri qeveria detyron të gjitha institucionet që të mos e kalojnë numrin maksimal të punonjësve. Shkurtimet në administratën publike do të bëhen në të gjitha ministrinë dhe institucionet e varësisë. Buxheti do te debatohet ne komisionet parlamentare pastaj ne seance plenare!

Share: