Home KRYESORE Vucic ne Presheve jo tekste me Jasharin dhe Republika e Kosoves…

Vucic ne Presheve jo tekste me Jasharin dhe Republika e Kosoves…

Vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Luginë të Preshevës, përveçse u prit me parullat “Dua Abetaren time ­ Duam librin shqip”, vuri edhe një herë në pah dallimet e mëdha mes qeverisë serbe dhe etnisë shqiptare në Luginën e Presheves.

Gjatë konferencës me gazetarë në Fakultetin Ekonomik, Vuçiç eshte shprehur i gatshëm të bisedonte me shqiptarët e Luginës duke pranuar që ata nuk jane të përfaqësuar sa duhet në institucionet serbe.

Por situata u tensionua kur kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu, u ngrit dhe e pyeti Vuçiqin se kur do të arrijnë tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar. Vuçiçi  u pergjigj de nuk është mirë për fëmijët të mësojnë në librat ku shkruhet se heroi i tyre kombëtar është ”˜Adem Jashari’ dhe ku është e shënuar ”˜Republika e Kosovës’. “Ajo çfarë po kërkoni ju nuk është e drejtë dhe se tekstet nuk maten me kilogramë apo kamionë, por nga cilësia dhe përmbajtja e tyre” – ka thene Vucic.

Share: