Nga Basir Collaku
Shtimi i ekspozitave te z. Rama, si piktor dhe jo si Kryeminister ne Gjermani, France, Turqi, etj, duket sikur ndodhin sepse Ai nuk ka çfarë te ekspozoje si pune qeverie dhe se ne qytetaret për Te jemi thjesht pune laps e letër! Unë besoj se nuk duhet besuar qe Edi Rama, ka me shume kohe dhe talent, tani qe ka me shume pushtet, se sa kur kishte me pak pune e me pak pushtet, dmth para se te behej kryeministër.
Jo, tani ka mes shume taborë servilesh gati ti krehin egon dhe ti paguajnë për vizatimet e tij. Nuk ka impresionuar ndokënd ne boten e artit kryeministri ynë, qe te patakse sot si kryepiktor kryeqeveritar, artdashësit neper Evrope. Dikush duhet ti thotë Rames, se “mbreti është lakuriq”. Sepse është prag te kohës se përgjegjshme.
Nese Rama do ishte kryeministër i një vendi me papunësi 1 apo 2 përqind si Zvicra, ose me 4 deri ne 5 përqind si Gjermania dhe Austria, atehere edhe mund ti teproje kohe artistike te beje kaq pune me talentin qe nuk don ta çoje dem. Thua zgjatimet dhe nderet e pushtetit perdoren per te sajuar bleres te shtrenjte te ketyre vizatimeve qeveritare??!! Mbase ka edhe blerës qe i nxjerr investimet artistike ne një tender apo koncesion diku ne Shqipëri pas ca javësh apo muajsh..? Ndonjë fature e “shëndetshme” rregullon dyshimet politike e institucionale te parasë..?!
Gojët e liga mund te shkojnë kaq larg…! Po gojët e mira e kane zor ti besojnë talentit 50-vjeçar kur ai shpërthen ne karrigen e një Kryeministri… Arti është plot befasi, madje jo vetëm ai i pikturës, por edhe ai i qeverisjes, qe ka ekspozitën me te paparashikueshme…ne te dy rastet fama ka ne themel paranë…