Home KRYESORE Europa e mban me hatër Gruevskin…

Europa e mban me hatër Gruevskin…

Nga Baton Marku, Student ne UBT

Në kohë kur shqiptarët e shumë vuajtur në IRJM e panë që nuk u kishte mbetur tjetër rrugë shpëtimi përveç asaj të armëve, formuan Ushtrinë Nacionale Çlirimtare të Ilirida-ës dhe me forcën e saj i detyruan sllavët maqedonas ta ulin kokën dhe të shtroheshin në bisedime të barabarta me ata të Ilirida-ës.

Kjo ngjarje, ky moment historik u quajt Marrëveshja e Ohrit . Por këta ilirjan duke u konvertuar dhe skllavëzuar morën dhe zakonet sllave të mos mbajtjes së premtimeve , të mos realizimit të tyre dhe të firmosurit. ” e bardhë mbi të bardhë. Kështu shohim se në Marrëveshjen e Ohrit personalitetet e sllavëzuar të Maqedonisë e firmosën me gëzim se ishin të qartë se këto marrëveshje të firmosura prej tyre nuk do të realizoheshin kurrë , ndonëse aty thuhet që kjo marrëveshje do të realizohej veçse për 4 vjetësh.

Koha tregoi se asgjë prej gjëje nuk është realizuar nga kjo marrëveshje, realizimin e së cilës Gruevskit me shokë e ka lënë për ta realizuar atëherë kur të vijnë ne “Kalendat Greke” . Mjerisht dihet qe Kalenda Greke nuk ka fare , çka do të thotë se edhe Marrëveshja E Ohrit nuk do të realizohet kurrë.

Shqiptarët protestuan kundër kësaj taktike por sllavo – maqedonasit filluan ti miklonin e të korruptonin Shqiptarët me para. ” Shtrohet pyetja ; Mirë që Shqiptarët u mikluakan dhe u korruptuan gjysma e tyre , por përfaqësuesit e ndryshëm të BE – së ku janë futur vallë që nuk e hapin gojën në favor të së drejtës ?

Qënia e Ali Ametit me shokët deputetët në parlamentin e Gruevskit, dmth qe kontrollohet nga kryeministri ne ikje… fletë qartë se deputetët e tij janë të droguar me opium pravo – sllave që ju ka mbyllur gojën për të mos folur dhe ua ka lidhur këmbët për të mos ja mbathur , madje me të katërtat nga një institut që nuk është aspak i tyre.

Përfundimisht duhet thëne se Ali Ameti nuk përfaqëson interesat e Shqiptarëve në atë parlament por përfaqëson Shqiptarët fantazma që i mbijnë mohimit te besës së Zotit si dhe gjakut të tyre pa u skuqur e pa u trembur fare , sepse janë të bindur që arusha polare Rusia i nxitë ata nga Kremlini që të veprojnë sipas drejtimit që u jep stampi i dirigjentit të atyre.

Ecuria e tanishme e Gruevskit tregon , për ata që kanë dy fije mend në kokë se Gruevski po të mos të kishte siguri nga Putini, kadaveri shëmtarak politik i Gruevskit , do të ishte përmbysur nga fryma e vëllazërimit tonë demokratik dhe do ta zhdukin kujtimin e tij sikur të mos kishte qenë kurrë…

Koha do te tregoje pas zgjedhjeve te ardhshme dhe te parakohshme parashikuar për ne prillin e vitit 2016 ku IRJM do te votoje per alternativa te reja qeverisëse…

Share: