Home KRYESORE Dritan Hila, Nuk jemi ne kohen e Berishes, qëlloni me veze për...

Dritan Hila, Nuk jemi ne kohen e Berishes, qëlloni me veze për Kulen…

Analisti Dritan Hila nuk mungoi te komentoje zhvillimet e sotme te cilat i quan eveniment ne kulturën politike shqiptare, por me skepticizmin qe e karakterizon se fundi sugjeron mos ngazëllim feminor dhe as për thirrje perdelluese qe te lirojnë ata qe qëlluan kryeministrin. Sipas Hiles antikorformisti i merr parasysh edhe disa ore apo dite ne polici dhe i krahason studentet e sotëm me koleget e tyre ne Evrope, Kili, etj, kane provuar shume me keq. Ne fakt, pavaresisht se krahasimi parimisht i z. Hila vlen, burime te revistës “Përqasje” bejne me dije se organizatoret dhe ndjekësit e Lëvizjes për Universitetin kane si model Syriza-n ne Greqi apo Podemo-n ne Spanje.

Hila qe njihet botërisht për bindjet e tij te majta tradicionale familjare, sigurisht nuk mund te rrinte pa analizuar edhe personazhin tjetër te kësaj historia, siç e quan ai kryeministrin Rama. Sipas Hila ne këto dy vjet qeverisje ka probleme dhe gabime te jashtëzakonshme, por fakti qe e gjuajnë me veze, tregon ç’tension-imin e klimës politike dhe mungesën e hakmarrjes shtetërore dhe jo si paraardhësi i tij qe vrau vetëm se i preken gardhin e oborrit te zyrës, atehere diferenca është e madhe. “Ky pushtet te paktën nuk te vret” – shkruan Hila duke shtuar se nuk e di si do te vepronte ajo vajza ndaj Berishes, dhe a do te kishte marre guximin ta gjuante atë.

“Por nëse ka qene e vogël, atehere ka një rast te provoje sa është rebele dhe mund te qëlloje me veze rektorin e saj Dhori Kule. Eshte një personazh qe ne 21 janar i cilësoi studentet e tij bagëti, pasi deklarata e tij ne TV se “asnjë nga tufa e tij nuk kishte marre pjese ne miting”, këtë nënkuptonte. Eshte një njeri qe ka krijuar taraf te pashoq ne sistemin akademik. Eshte nder përfituesit me te mëdhenj te te çarave te sistemit, pasi është anëtar bordesh dhe entesh ku përfiton shuma marramendëse. Gjuaje edhe një veze për te çupe. Revolucioni fillon nga vetja.” perfundon Dritan Hila.

Share: