Home KRYESORE Kompleksiteti i qeverise nga bizneset…

Kompleksiteti i qeverise nga bizneset…

Gazetari Mero Baze ne editorialin e sotem thote se ju duk i pavend reagimi i qeverisë lidhur me një leje ndërtimi që ka marrë Mihal Delijorgji. Me e rende nga pikepamja morale thote Baze eshte nxitimi i qeverise për të thënë që lejen e ka dhënë i pari Lulzim Basha dhe nr fakt nje justifikim i tille tregon se ky pushtet nuk e ka kuptuar drejte rrotacionin politik te 2013-tes me te korupsionin i te cilit solli PS dhe Edi Ramen ne qeverisje. Te meresh me korrupsionin e se djeshmes vetem ne artikulim politik dhe te mos besh asgje per ta cuar ate para drejtesise eshte papergjeshmeri politike. Kur akuzohen qeveritaret e tu per korrupsion nga opozita dhe ti te pergjigjesh me akuzen boshe dhe personale ndaj folesit te radhes eshte fajshmeri morale dhe politike qe paguhet me vote dhe kalim ne pakice elektorale. Rasti i Mihal Delijorgji eshte me sa duket vetem pjesa e dukshme e Ajsbergut te kesaj qeverie? Kete do ta vertetoje koha qe po rrjedh furrishem. Nderkohe sjellim cfare shkruan Mrro Baze sot per rastin ne fjale:

“Delijorgji ishte partneri i djalit të Sali Berishës në Gërdec, nuk është ndërtues i keq, është biznesmen problematik pasi kap shtetin. Atij nuk i ka rënë ndonjë pallat që të ndalohet të ndërtojë, atij i është hedhur në erë një fabrikë dhe ka vrarë 26 persona, pasi mendonte se i kishte krahët e ngrohta nga Sali Berisha.”

http://www.gazetatema.net/web/2015/11/01/perse-kompleksohet-qeveria-nga-biznesmenet-e-berishes/

Share: