Home KRYESORE Lajme nga Katundi Bllok…

Lajme nga Katundi Bllok…

Nga Monika Spahivogli

….Ora 19.30, Katundi Bllokt
Ne Dyqan /zyre/atelie arti….futet nje xhaxho simpatik me mustaqe sa te Isa Boletinit.
-Sa e ke kete, sa e ke ate, pse perdoret kjo , si e ka emrin kjo rruga…..
-Zoteri-i them (ai drejton trupin gjithe krenari)….te te jap nje liste cmimesh motra ne e-mail (!!)
-Yt ate eshte ky mali o vajze-pyet ai-nga te ka xhaxhai??
-Nga Elbasani-i them
-OOOoo-kam bere ushtrine atje-thote i gezuar!
-Po ty nga te kemi-e pyes.
-Nga Tirana, sigurisht-thote me krenari
-Me c’mbiemer u pagezove-me pyet
-Spahivogli-i them (megjithese nuk jam pagezuar se jam Bektashie)
-Po ju-e pyes me kenaqesi (se mos kam pune tjeter te bej fundja-pak muhabet nuk ben keq)
-Matragjoni-me thote
-Po ku banoni-e pyes
-Kam nje pallat ne bathore-me thote-e ka ngritur im bir. Kemi akoma apartamente bosh. Po e deshe nje, te ben xhaxhi ulje wink emoticon !!!
-Po mire-e pyes ashtu per sport, kur ke ardhur zotrote ne Tirane?
-Para nje viti-me thote i lumtur dhe perdredh mustaqet prej sarahoshi.
……
Per respekt me pyet edhe ai:
-Po ti o bije, kur ke ardhur ketu?
-Para 200 vjetesh-i them
-Po cne ti nga Elbasani??!!
-Po atje kane qene paraardhesit e mij nga babai i them, nga brenda kalase (krekosem une kete here). Mamane e kam Tironse puro, burrin nga Vlora…
Ai coroditet fare dhe iken pa me thene naten e mire….flet me vete dhe nuk i perdredh me mustaqet!!!!
-Iku edhe ky per lana me duket-them une (me vete por pa ze…akoma:)
……..

Share: