Home KRYESORE Largimet nga puna ne Shendetesi jane papergjegjshmeri…

Largimet nga puna ne Shendetesi jane papergjegjshmeri…

Nga Tritan Shehu
LARGIMET NGA PUNA I PERSONELIT SPITALOR, AKTE TE PA PERGJEGJESHME NDAJ TYRE E SISTEMIT.
Pushimet masive nga puna te personelit te institucione spitalore jane pjese e diskutimeve te sotme te Dep te shendetesise se PD me mjeke, infermiere, farmaciste, stomatologe te Kukesit, Tropojes, Hasit.
Krahas problemeve te medha te modelit “socialist” shendetesor ndaj qytetareve, u vu theksi edhe mbi pushimet nga puna te nje numri te madh punonjesish spitalore ne te gjithe vendin.
Fatkeqesisht kjo eshte nje “dukuri” ne zgjerim e rritje, e cila shoqerohet me shkurtimin e numrit te shtreterve. Ne  fakt Shqiperia ka reth 9000 shtreter spitalore, shifer me e ulet kjo se normat europiane.
E njejta gje eshte edhe per numrin e personelit tone shendetesor.
Pra vendit tone nuk i nevojitet shkurtimi i shtreterve e personelit, perkundrazi. Sistemit tone spitalor i nevojitet nje rishperndarje klinike e shtreterve, krijimi i sherbimeve te reja per qytetaret si ai i trapianteve, geriartrise, reabilitimit, kronikeve, urgjencave, ngritja e cilesise e shtimi i games se procedurave te sherbimeve aktuale etj.
Spitalet tona kane dhe do te kene nevoje per me shume personel te kualifikuar per shtrat. Nje pjese e madhe e spitaleve tona nuk po funksionojne sepse mungojne specialistet e domosdoshem. Tek ne po aplikohet e kunderta e asaj qe nevojitet.
Kjo eshte edhe per shkak te nenfinancimit te thelle absolut te sistemit shendetesor. Edhe per shkak te keq perdorimit te burimeve financiare nepermjet mega projekteve absurde si ai i Chek up-it, sterilizimit te centralizuar etj.
KJO ESHTE “SHENDETESIA FALAS” SOCIALISTE.
Share: