Gjermania qartazi ka vendosur të dërgojë Tornadot për të bombarduar Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Vendimi i marrë nga kancelarja Angela Merkel është lajmëruar nga agjencia gjermane e shtypit DPA. Pas takimit me presidentin francez Hollande, kancelarja Merkel vendosi të bashkohet në luftën kundër ISIS. Konfirmimi i ketij vendimi eshte bere edhe nga parlamentari gjerman Henning Otte. “Do të dërgojmë Tornadot për të bombarduar në Siri. Do t’i bashkohemi edhe në luftës për të shkatërruar ISIS-in”, ka thene ai.