Home KRYESORE Miqësorja Kosovë-Shqipëri sjell edhe pakenaqesi…

Miqësorja Kosovë-Shqipëri sjell edhe pakenaqesi…

Miqësorja Kosovë-Shqipëri, përveç anës festive, ka gërvishtur edhe disa “plag딝 e ndërtuar debate ne nivele te ndryshme. Deklarimi i Albert Bunjakut, se “Shqipëria po ia merr gurët e themelit shtëpisë së vallit të vet”, duke nënkuptuar kështu marrjen e talenteve, të cilët Kosova i ka në plane për të ndërtuar kombëtaren e saj, ishte jo pak domethënës dhe mbështetur nga një pjese e opinionit te Kosovës. Po ashtu, krijimi i dy kombëtareve të kombit tonë, asaj ekzistuese, të Shqipërisë, dhe një tjetre, që synon të njihet nga UEFA dhe FIFA, ajo e Kosovës, ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi te tifozëria shqiptare mbarëkombëtare, por edhe ne nivelet politike te cilat kane qene qe ne fillim kundër një flamuri tjetër kombëtar te Republikës se Kosovës.

Share: