Home KRYESORE NA KANË VRARË SHPRESËN, 200.000 aplikime për SHBA…

NA KANË VRARË SHPRESËN, 200.000 aplikime për SHBA…

Nga Alfons Cupaj

200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane vetëm këtë vit ku pjesë e kësaj shifre të çmendur është edhe aplikimi im. Raporti bëhet publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nëse kësaj shifre do t’i shtonim edhe 100 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, plus mijëra të tjerë që largohen në vende të ndryshme të botës, për të cilat nuk ka shifra të sakta, atëherë me siguri ndodhemi përballë rrezikut të “shpërbërjes si komb”. Po ti referohemi raportit të publikuar nga DASH, 1 në 5 shqiptarë të aftë për punë jeton me shpresën për te ikur nga ky vend. Po pse kërkon të ikë një popull që nuk është në luftë dhe që ka 25 vite që është shkëputur nga diktatura? Po ikin sepse u kanë vrarë atë që vdes e fundit, shpresën. Rëndësi ka pajisja e qeveritarëve me Jaguar, të tjerat zgjidhen lehtësisht. NA KANË VRARË SHPRESËN!

Share: