Home KRYESORE NATO takim urgjent pas rrezimit te avionit rus!

NATO takim urgjent pas rrezimit te avionit rus!

NATO do te mbaje një takim urgjent të martën pas rrëzimit të avionit luftarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke, deklaroi një zyrtar i NATO-s qe shtoi se NATO-ja po monitoron situatën nga afër e në kontakt me autoritetet turke.

Mediat raportuan qe avionët turq rrëzuan një avion luftarak të prodhimit rus të llojit SU-24, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore turke pranë kufirit jugor të Turqisë me Sirinë duke ju referuar burimeve presidenciale turke.

Avioni luftarak u rrëzua pranë qytetit turkmen të Bayirbucak në veriperëndim të Sirisë. Ushtria turke tha se avioni i panjohur ishte paralajmëruar 10 herë brenda pesë minutash para se të goditet nga dy avionë luftarak turq. Në deklaratat zyrtare më tej thuhet se avionët turq kanë patrulluar rajonin pasi kishin hasur avionin luftarak në ora 09:24 të mëngjesit sipas orës lokale.

Sipas pamjeve te publikuara nga vendi i ngjarjes, mund të vërehen se si dy pilotët në mënyrë të sigurtë braktisin avionin para se ai të goditet dhe të rrëzohet ku edhe shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi. Kjo rezulton te jete nje nga situatat me delikate midis NATO-s dhe Rusise. Situata mund ter percipitoje pertej te arsyeshmes ndersa ne qender eshte konflikti ne Siri ku interesat globale jane komplikuar me keq se kurre.

Share: