Nga Arber Zaimi
Tre deputetë të arrestuar sot, Fisnik Ismaili dhe Ismajl Kurteshi nga VV, Haxhi Shala nga Nisma. Albin Kurti dhe Donika Kada-Bujupi tashmë në burg. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli të kërkuar nga policia. Deputetët e mbetur të opozitës u përjashtuan nga seanca. Pra, të nderuar asnjanës, objektivisht shikojeni kush po tregohet pronar i së Vërtetës të Pushtetshme, kush po i mbyll sytë dhe veshët, i mbyllur, dhe gati të vrasë për bunkerin e vet. Dialogu u vra që kur u nënshkruan marrëveshjet duke anashkaluar opozitën, që kur u ironizua peticioni i 205000 vetëve. Tani po marrim pjesë në ceremoninë e varrimit, organizuar nga agjensia funerale Thaçi-Veseli-Mustafa.