Home KRYESORE Ne Presheve largohen shqiptaret e shtohen trupat serbe…

Ne Presheve largohen shqiptaret e shtohen trupat serbe…

Fehmi Ramadani, përfaqësues i shoqatës “Vatra”, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ka shpalosur dokumentin e Qeverisë serbe, me te cilin bëhet publik plani i Serbisë për ta rritur prezencën ushtarake në Luginën e Preshevës dhe se Baza do të zgjerohet nga Bujanoci deri ne Karadak”. Sipas Ramadanit në ndërtimin e kësaj baze ka ndikim edhe Rusia.

Sipas disa analizave mediatike janë rreth tetëmijë deri në dhjetëmijë qytetarë të Luginës janë zhvendosur ne Fushe Kosove dhe se serbët duan të shuajnë ne librat e amzës të qytetarëve të larguar shqiptarë dhe  mendohet se fakti qe faktori politik në Kosovë nuk po merret me këtë çështje, që po nxit shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Sipas Fehmi Ramadanit edhe faktori ndërkombëtar po qëndron indiferent ndaj ketyre zhvillimeve shqetesuese jo vetem per shqiptaret ne rajonin e Ballkanit, apo Europes Jug Lindore sic e quan perendimi.

Share: