Home KRYESORE Unë rris timin, ju tuajin…

Unë rris timin, ju tuajin…

Nga Luan Kurti

Ku jeni garipa? Hala po flini? Dëgjoni ca habere që të dhiteni gazit. .Kur ishte i vogël të gjithë e shanin, mashtrues, hileqarë dhe meqë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, i thoshin se në jetë do mbetej me gishtë në gojë. Kur u rrit, ai u bë gazetar, pastaj analist, pastaj politikan me goxha rrogë dhe privilegje, dhe të gjithë mbetën me gisht në gojë…Bleona i shau me rob shpie gjithë lopçarët, që nuk janë dakort me lakuriqsinë e saj. Dhe mirë e ka o katunarë autentik, se kur e milni lopën në çdo sisë nuk pyesni ka veshur brekë apo jo! Ndërsa Çiljeta do zvogëlojë gjoksin një dyzinë ka kërkuar ta rrisin. Dhe unë eci nën shembullin e më të përparuarve, do ta rris..? Ju rrisni tuajët ne tonin! Topalli i është qepur Bashës si Skenderbeu turqve. “Vepra dhe jo fjal딝, ka sfiduar kryedemokratja. Seancën tjetër Basha do paraqes kryeveprën e tij: “Rruga e Demokratëve të Kombit”. Promovimi i saj do kryhet në UET dhe do jenë të ftuar të gjithë pa dallim feje, ideje, nahije dhe partie. Turqeta bosa!

Share: