Tirana dhe Moska janë dy kryeqytetet europiane më të rrezikuara nga sulmet terroriste të Shtetit Islamik, ISIS? Sipas disa organeve mediatike alarmi ekstrem, i marrë nga shërbimet e huaja inteligjente, është analizuar dhe përcjellë nga Shërbimi i Informativ Shtetëror, drejt organeve të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Menjëherë pas këtij alarmi të zyrtarizuar dhe protokolluar nga Shërbimi Informativ, janë informuar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, si dhe ato të policisë. Ne fakt sjell pak cudi se si Shqiperia dhe kryeqyteti i saj mund te paralelizohen me Rusine dhe Mosken me te cilen formalisht nuk kane asgje te perbashket vec nje te shkuare politike e cila ne ditet sot duhet te jete drejt humbjes totale! Koha do te jete deshmitare e se vertetes, por paralelizmi nuk qendron fare midis nje vendi te madh ortodokso politik dhe nje vendi te vogel laik me shumice formale muslimane.