Home KRYESORE Per shpifjen dhe burgun…

Per shpifjen dhe burgun…

Nga Mesila Doda

Kujtoj gjithe perpjekjet e bera gjate legjislatures se kaluar, per te hequr shpifjen si veper penale qe denohej me burg dhe per te pasqyruar kete ndryshim me masat perkatese ne kodin civil. Ishte nje prej atyre hapave qe bene te mundur dhenien e statusit te vendit kandidat, dhe përmirësimin e renditjes se vendit tone ne lirinë e Medias.

Une besoj qe shpifja eshte nje prej atyre kategorive qe e bejne njeriun te ndjehet me pak njeri, dhe kjo vlen per ate qe e thote dhe per ate qe e peson, por nuk besoj se ne keto kohe ka ende mendje qe mund te shpikin regresin si teori drejtesie per tu promovuar. Kam vene re nje nervozizem te shtuar keso kohe nga vendimmarrësit, qysh kur perdorin gjuhen e batutave dhe sharjeve e fyerjeve ne parlament ne vend qe te perdorin nje dialog real dhe te japin informacion per aferat qe kryehen.

Projektligji i fundit sjell arrogancën dhe nervozizmin ne formen e nje propozimi zyrtar. Ky vend ka vuajtur shume nga autoritarizmi dhe diktatura, ndaj masat shtrënguese qe cojne ne represionin e lirise nuk jane dhe nuk duhet te mbeshteten as nga parlamenti e as nga qytetaret.

Share: