Nga Andi Bushati
Përse duhet që njerzit të identifikoheshin me flamurin tre ngjyrësh?
Përse ata që sot kishin makijuar fytyrat e tyre me blu, bardhë dhe kuq, nuk e kishin bërë një gjë të tillë edhe kur demonët e së keqes morën 130 jetë në Turqi? Përse po të njëjtët kishin shpërfillur dramën e Beirutit?  A nuk vlejnë edhe 44 jetët e humbura në Liban dhe më shumë se 200 të plagosurit e atyshëm, sa qytetarët e “dorës së parë”, francezë?
A e kanë ngritur ata flamurin e vendeve në fatkeqësi kur ra tërmeti në Haiti, kur tsunami goditit Japoninë, apo kur ra avioni në Malajzi? A e kemi mbuluar kryeministrinë me flamur për krimet e tmershme në rripin e Gazës, për vrasjet e të rijve liberalë dhe hedonistë në Norvegji, për Darfurin, kurdët apo shumë të tjerë?
Në fakt të gjitha këto dilema të ngritura në mënyrë sporadike aty këtu, në formën e një statusi në Facebook, në formën e një cicërime në twiter, në formën e një anti-fotoje në instagram, të shpien tek një pikpyetje: Përse u godit Franca dhe pse po mbrohet me kaq pathos ajo?
Editoriali ne Lapsi.al