Home KRYESORE Plotë 60 për qind e deputetëve janë të droguar, hunda e Berishës...

Plotë 60 për qind e deputetëve janë të droguar, hunda e Berishës është gërryer nga kokaina…

Av. Idajet Beqiri

Ligji për dekriminalizimin, parë nga aspekti i kushtetueshmërisë së tij, është turpi i radhës i pushtetit legjislativ në Shqipëri. Rregullimi i Kuvendit të Shqipërisë me ligjvënës të pa inkriminuar, nuk bëhet me ligje të stisura “dekriminalizimi”. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit nuk mund të dal mbi principet bazë të shtetit ligjor, nuk mund të dal mbi parimet kushtetuese dhe nuk mund të bëhet kurrë “ekstra Kod Penal”!

Dekriminalizimin e jetës së një vendi, të institucioneve të tij, të administratës publike, por edhe nga gjithfarë kriminelësh e kontravajtësish, e bëjnë vetëm Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, të cilat dalin në bazë dhe në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë. Kodi ka fuqi të madhe juridike, ai është i dyti për nga radha e fuqisë, pas Kushtetuës. Ligji i dekriminalizimit nuk mund të sfumoj dhe nuk mund t’i zërë vendin Kodit Penal. Kurrën e Kurrës!

Mirëpo në këtë vendin tonë “pre historik”, për fatin e keq, pushteti legjislativ natën prish Kushtetutën e vendit, duke u lënë shtegun hapur kriminelëve për t’u futur në pikën më nevralgjike të shtetit, sikurse është Kuvendi i Shqipërisë, dhe ditën, vetëm sepse rrihen mes njëri tjetrit 3 apo 4 deputetë “të kriminalizuar”, hedhin pas krahëve Kodin Penal dhe Kushtetutën e Shqipërisë!

Kuvendi i Shqipërisë, ky organ ligjëvues i vendit, duhet të ketë Kodin e vet Etik. Në Kodin Etik, sipas vlerësimit tim, jo vetëm testi i drogës, por duhet të bëhet edhe testi i alkoolit, testi i së vërtetës, testi neuro-psikiatrik, të merren gjurmët e gishtërinjve etj. Kjo gjë bëhet domosdoshmëri për shkak se Shqipëria është një vend historikisht problematik për shkak të papërgjegjshmërisë së njerëzve që zënë vend në pushtetet e ndryshme dhe administratën publike, por nga ana tjetër për shkak se me ligj, deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për ato çka shprehin në Parlament.

Imagjinoni të mos vihen kufizime testesh, bije fjala për një deputet të sëmurë psikik, të droguar, të alkoolizuar etj , çfarë mund të presësh prej tyre në kushtet kur nuk mbajnë përgjegjësi për ato çka shprehin në Parlament! Shëmbulli është i gjallë. Në vazhdimësi deputeti Berisha, duke qënë nën efektet e drogave të forta, (dhe shqiptarët e mbajnë mend se si u katandis ai kur ishte President i Republikës që mbeti pa hundë, aq thellë ia grreu atë kokaina), merr një “guxim prej të marri” dhe me gojëçthurjen e tij e ka bërë organin legjislativ të vendit, sikur të ishte një kuplara kurvash gojëçthurura!

Të mos harrojmë faktin se, po të bëhet testi i drogës dhe alkoolit në Kuvendin e Shqipërisë, mbi 60 për qind e deputetëve dalin të droguar dhe të alkoolizuar.

Share: