Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin “heq dorezat” diplomatike me gjyqtaret shqiptare. Gjatë konsultimit për reformën në drejtësi, ajo tha se është çuditshme se si gjyqtarë që marrin paga të vogla kanë pasuri miliona euro. – “Ka disa gjyqtarë në vend, prona e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme kur në një vend të vogël e të varfër, dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, disa kanë akumuluar miliona euro…” – tha Vllautin.