Nga Jonida Salku
Ne i përbuzim shpesh romet qe shohim duke rrëmuar neper kosha plehrash, na duket veprim i neveritshëm, i urryer. Por harrojmë se pas këtyre veprimeve fshihen shume te mira qe ne te tjerët nuk i bejme.
Ndërsa ne rrime ulur ne tavolinën e kafenesë duke përgojuar dynjanë, ata bejne një pune si gjithë te tjerat, ndoshta shume me te ndershme se puna jone mbi kolltuk. Ndërsa ne i fryjmë qeset e plehrave me lloj-lloj ambalazhesh konsumi, ata i ndajnë qofte edhe një pjese te vogël te tyre dhe e cojne për riciklim.
As Bashkia e as Qeveria jone fort e nderuar nuk e merr mundimin ta beje këtë gjë. Ndërsa ne hedhim ku te mundemi, ata mbledhin sa munden. Ndërsa ne përbuzim, ata përulen. Ndërsa ne qahemi, ata veprojnë…..
Thjesht dua te them se e keqja dhe e mira e kane kufirin shume te ngushte mes tyre, gati te padallueshëm për sytë tanë miope e hipermetrope. Duken subjektive, por janë koncepte qe fshehin dhe tregojnë shume njekohesisht.
Nejse….. Na befte mire kafja dhe uji pa gaz! Bidonin e plastikes ta hedhim ne kosh, jo ne rruge. Te mos u japim me shume mundim atyre njerëzve qe na mundin me perulesi.