Nga Ylli Dylgjeri
Edhe ne jemi ne gjendje te jashtezakonshme!
Kush e vonon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri?
Shqipëria duhet ta shpallë pa vonesë edhe ajo gjëndjen e jashtëzakonshme. PO! Jemi në luftë me krizën dhe krimin kudo! Nuk ka bombë më të madhe se kriminalizimi i jetës politike, sociale dhe ekonomike.
Që jemi të gjithë të kërcenuar dhe të nënshtruar prej tij, tashmë të gjithë palët e pranojnë. Monitoruesit europianë po flasin çdo ditë.
Nuk ka nevojë më për komente. Sot e pranojnë të gjithë krahet e politikës dekriminalizimin. E pranon dhe e kërkon komuniteti kombëtar dhe nderkombëtar.
E pranon dhe e kërkon mbarë vegjelia shqiptare që e vuan dhe mban mbi shpinë çdo ditë. Ateherë, kush e vonon?
Koalicioni qeverisës duhet te veprojë. Retorikat janë vetem nxitje për konflikte re reja…