Home KRYESORE Situata po çon drejt lëvizjeve te llojit Podemos dhe Zyriza…

Situata po çon drejt lëvizjeve te llojit Podemos dhe Zyriza…

Nga Tritan Kalo

KLEPTOMANIJA dhe MITOMANIJA po veçohen si dy semundjet me vrastare te ketyre pseudo-socialisteve, qe po mbajne ne mazhorance pusht-shtetin e sotem. Te dyja keto semundje si dje edhe sot perbejne tabanin e nje sistemi te “bojatisur” me fjalime dhe reklamime per aritje te pafundme, te cilat jane me pak reale dhe me shume imagjinare.

Te vetshpallurit socialist, nuk i jep askujt mburojen per tu mbrojtur nga mos zbatimi platformave socio-ekonomike, per te cilen ju votuan jo pak por rreth 1.000.000 votues, te zhgenjyer deri me 23 Qershor 2013 nga “pusht-shteti familjar ose klanor” i instaluar nga pseudo-demokratet e PD-se dhe kukullave partiake rreth saj.

MOS zbatimi i premtimeve te bera, thellimi i krizes socio-ekonomike qe ka perfshire te gjithe vendin me perjashtim te zagareve ne dhe rreth pushtetit si te djeshem po ashtu edhe te sotem, shume shpejt do ta thelloje edhe me tej hendekun social te ne, qe edhe keshtu eshte shume i thelle. Skamja dhe mungesa e perspektives per nje mireqenie socio-ekonomike, nuk do te vonoje qe si kudo ne Europe edhe te ne te nxise lindjen e levizjeve socio-politike te llojit “Podemos, Syriza etj”.

Pak nga pak po piqen kushtet socio-politike per nje “Levizje te Vertete Demokratizuese” (LVD) te Shqiperise sone, te vjedhur e grabitur pa meshire ne keto 25 vite zhagitjeje tranzicionale pseudo-demokratike te keqdrejtuar nga ish te privilegjuarit e sistemit 45 vjeçar, 1945-1990, te cilet u kapilarizuan ne te gjitha Partite apo Partiçkat politike, si te e majta edhe te djathta.

Shqiptareve duhet tu dale urgjentisht “narkoza” e kafeve qe gjerbin pa fund apo “te drogerave te ndryshme” te cilat ata realisht perdorin ose ne menyre figurative ua injektojne me propoganden e shfrenar sidomos ate vizive, NESE ata nuk duan qe nje dite ta shohin veten te huaj ne nje vend, i cili po shitet apo konçensionohet dita dites, ne çdo skaj te tij dhe ne çdo sektor te ekonomise se tij. Shume shpejt do te vij dita qe ne vertete do te vijojme te quhemi Shqipetare, por vendi yne i copezuar mes konçensioneve te pafundme vetem Shqiperi nuk do te jete me!….It is now or never!!!!

Share: