Erjon Skendaj
Ministri Beqaj pas një viti heshtje premton mbështetje për Kristin. Po sa i besueshëm mund te jete ky premtim!? Eksperienca me raste tilla me thotë se nuk duhen varur shpresat tek ministria e shendetesise, ndaj miqtë e mi jepni sadopak nga vetja juaj qe Kristi Maze te mund te dërgohet për transplantim jashtë vendit.
Respekt dhe vlerësim maksimal për dy mjeket qe po bejne gjithçka për ta mbajtur ne jete vogëlushin nga Pogradeci, Virtyd Velmishi dhe prof Paskal Cullufi, televizionin ku punoj qe me ka dhëne hapësirën e duhur për ti ardhur ne ndihme Kristit, për stafin e lajmeve ne News 24, për koleget Ola Bruko, Ola Mitre, Rezeart Xhaxhiu, për redaksinë e Balkanweb, gazeta Shqiptare, radio Rash, për deputet Arbiola Halimi, Klodiana Spabiu, Albina Dede qe përhapen lajmin brenda Parlamentit dhe për te gjithë ata shqiptare te mire qe si ngaherë përballe thirrjeve te tilla sensibilizuese kane dhëne bashke me paratë dhe shume nga shpirti i tyre bujar për te shpëtuar Kristin.
Koha nuk pret, dhe Kristi duhet operuar sa me pare. Zoti ua shpërbleftë këtë te mire njerëzore….