Nga Artur Nura
Tashmë sytë e mi kishin nevoje për një vizitë mjeku dhe një palë syze të reja. Ime shoqe, për të më bërë qejfin kishte vendosur të më blinte një palë të shtrenjta dhe të bukura! Sipas saj, me sytë nuk duhet kursyer dhe ato duhet të ishin nga më të mirat.
Kështu zgjodhëm një nga klinikat më me emër në Tiranë! Sapo hymë atje, në hollin komod, me mirësjellje, na shoqëruan tek mjeku që më vizitoi me shumë kujdes. Rezultoi që syzet duhet t’i bëja “progresive”, që sipas termit mjekësor donte të thoshte që me to mund të shihja edhe larg edhe afër sipas specifikës të syve të mi!
Unë tashmë isha mësuar edhe me foto-kromatike për të mos përdorur dy palë syze gjatë periudhës së verës. Për më tepër ato më lehtësonin punën me kompjuter! Pra e thënë më thjeshtë në këtë rast duhej të përmblidhja tre “palë” në një. Dëshira e sime shoqe ishte e madhe për të më bërë të ndihem sa më mirë!
Kur po kërkonim për modelin e duhur…, ajo zgjodhi një palë “Burberry”!
– Burberry? ”“ tha zonja që po kujdesej për ne që të ishim sa më të kënaqur dhe shtoi: ato janë pak të shtrenjta!
– Asnjë problem! – ju përgjigj menjëherë ime shoqe e sigurt dhe vazhdoi – Këto po! Të shkojnë shumë dhe janë më të mirat! ”“ tha ajo duke buzëqeshur dhe e vendosur në zgjedhjen e saj!
– Mund të na thoni sa kushton kjo markë, ju lutem?
– Po…skeleti bën 20000 lekë, plus xhamat “progresivë” 3000, plus edhe elementi foto-kromatik 1000 të tjerë. Në total shkojnë 60000 lekë të rinj. Po, ju thashë zotëri se do ju shkonin shumë dhe ky skelet akoma më shumë! ”“ tha zonja e Klinikës!
– Sa?! – u habita unë – Atëherë shohim një model tjetër! ”“ iu drejtova i sigurt zonjës sime.
– Në asnjë mënyrë! Ky modeli është i duhuri!
– Po a nuk e dëgjove çmimin?! – iu drejtova me zë të ulur!
– Po e dëgjova dhe jam e vendosur! – tha ajo e sigurt në zgjedhjen e saj! Sigurisht që kjo përgjigje nuk kish nevoje më për diskutim pas punës përgatitore që kishte bërë para se të shkonim në klinikën e syve!
Ndërsa bënim këtë dialog, do të thoja të ëmbël me bashkëshorten dhe po ndjehesha shumë mirë në ato çaste, brenda meje, në një pjesë të rëndësishme të ndërgjegjes, shqiptimi i këtij emri “Burberry” menjëherë dhe në mënyrë krejt spontane më dërgoi në kujtimin e disa viteve më parë dhe shumë larg nga Tirana!
Shumë vite më parë në Romë
– “Burberry” ”“ përsërita me vete dhe mëndja më fluturoi kohë më parë kur kisha vënë për herë të parë syze të kësaj marke shumë të njohur e të shtrenjtë…!
Romë 1993
Ishte pranverë e vitit 1993 dhe kisha shkuar në Romë për një takim pune prej katër ditësh. Kisha në mëndje edhe idenë e një mundësie që të qëndroja atje si emigrant, siç kishin bërë dhe bënin shumica e shqiptarëve të atyre viteve.
Bileta e avionit ishte e parapaguar dhe e hapur me mundësinë e përdorimi deri në fund të vitit përkatës. Kështu që fillova të shëtisë Romën për ta njohur më mirë, si nga pikëpamja historike, ashtu edhe kulturore! Për më tepër, do më duhej të ballafaqohesha edhe me gjendjen e saj ekonomike!
Ishin vitet kur monedha e Italisë, lireta, barazohej me lekun shqiptar! Ndërkohë që të ardhurat mujore në Itali, ato të një qytetari në nivel mesatar ishin rreth 2 milionë liretave, ato të një qytetari, të po së njëjtës kategori në Shqipëri, siç isha edhe unë, ishin tek rreth 6 deri 7 mijë lekëve të vjetër atëherë!
Për ta kuptuar më mirë diferencat ekonomike aq dramatike të asaj kohe, mjafton të kujtoj që në një situatë të tillë si jabanxhi perëndimor ushqimi më i mirë dhe më i mundshëm janë picat! Unë për të ngrënë një të vogël duhej të paguaja 1500 lireta e barabartë me 1500 lekë. Për të arritur në gjysmë ngopje duhet të haja një të madhe e cila shkonte 3000 lireta…!
Llogaritë në një rast të tillë bëhen të thjeshta, por sigurisht mund të mbijetoja sepse isha duke bujtur në shtëpinë e mikut tim më të mirë i cili kishte ardhur vite më parë dhe ishte disi i stabilizuar në Itali! Në një gjendje shpirtërore të tillë që më jepte kjo situatë, u vura edhe në kërkim të një pune çfarëdo! Pjata larës, shitës, punëtor në një punishte artizanale, apo kudo që do më jepej mundësia! Shkoja deri tek pragu i kësaj mundësie, por kthehesha përsëri i pavendosur të prezantohesha e të kërkoja punë!
Përjetoja një situatë shpirtërore dramatike dhe stresuese, por nuk më çonte dot deri tek guximi i nevojshëm që të guxoja thjesht për shkak të mundësisë së garantuar që kisha për kthim në shtëpinë time të vogël, por të rehatshme në Tiranë!
Isha i ndërgjegjshëm që shumica e bashkëkombësve të mi arrinin të blinin me shumë para vizat, apo rrugën për të kërkuar një jetë më të mirë në Perëndim dhe se ata nuk e kishin komoditetin e që kisha unë për t’u kthyer në atdhe!
Ata, me aq para sa kishin shpenzuar dhe të cilat, në shumicën e rasteve ishin të marra borxh, e kishin pothuajse të pamundur ta shlyenin atë borxh parash në rast kthimi në atdhe! Në rastin tim ishte krejt ndryshe! Pse jo, brenda meje dëshira për t’u kthyer rritej çdo ditë në mënyrë të vendosur ndërsa bridhja rrugëve të shumta të Romës për të “gjetur” punë…
Arka e kontributeve në Shën Pjetër
Atë ditë, pas një xhiro të gjatë me autobus dhe në këmbë kur mundja, nëpër Romë, vendosa të ndaloja në Vatikan për të disaten herë… Pasi kundrova me shumë kërshëri dhe pa u ngopur çdo element të mrekullueshëm fetar dhe artistik të Shën Pjetrit, këmbët më kishin ndaluar pikërisht tek gardhi tejet i bukur dhe simbolik i vetë varrit të Shën Pjetrit!
Pasi u mbështeta tek porta dy kanateshe prej druri të përpunuar me mjaftë shije dhe bukur, vura re dy kartëmonedha 50.000 liretëshe të mbetura pezull tek dy të çarat vijë të arkës së monedhave ku vizitorët mund të hidhnin kontributet e tyre financiare në ndihmë të Kishës ndaj të varfërve!
Ishin lehtësisht të arritshme dhe unë mund të pasurohesha aq shpejt me 100.000 lireta, shumë të nevojshme në ato ditë të vështira romane! Hodha sytë rreth e rrotull dhe më rezultoi që nuk kishte aq vizitorë sa mund të më vinin re! Në atë kohë, nuk kisha shumë informacion për ruajtjen me kamera të fshehta të Vatikanit, gjë të cilën e kam kuptuar shumë më mirë edhe duke lexuar Dan Brawn!
– T’i marr? Askush nuk do të më shohë! Po sikur…, dikush të më shohë!? Sa mirë do ishte t’i kisha ato lireta në xhepin tim! A nuk janë ato para të hedhura me qëllimin për të ndihmuar njerëz në nevojë? Edhe unë jam një nga ata! Ç’pres më…?!
Midis ndërgjegjes qytetare e prej besimtari dhe nevojës për t’i pasur ato monedha, si dhe frikës që mos shihesha duke i marr, pse jo “vjedhur” ato lireta, këto mendime brenda meje filluan të transmetonin një gjendje emocionale të pakëndshme.
Në fund, pas minutash të gjata mëdyshjesh, ku sundonte më shumë frika, por edhe ndërgjegjja, triumfoi një mendim krejt i kundërt: futa me nxitim dorën në xhep e nxora prej andej të gjitha monedhat metalike që kisha, dhe me to shtyva ato 100.000 lireta brenda arkave të kontributeve për Kishën!
Ky moment më çliroi emocionalisht dhe sapo dola jashtë urbanistikës së Vatikanit u nisa për një nga Pizzeritë aty afër! Do merrja vetëm një të vogël për të mundur urinë që po ndjeja! Sigurisht ndërsa ecja filloi të më brente përsëri brenda pyetja: po pse nuk i mora…!? E pa dyshim ky shqetësim rritej ndërsa mendoja se kisha hedhur dhe “humbur” tashmë monedha aq të vlefshme për mua dhe aspak të tilla për vetë KISHËN.
Portofoli në rrugë…
Ndërsa largohesha nga Vatikani ishte e qartë që do rrija i pangopur nga pizza që do blija deri në momentin kur mund të haja vaktin e darkës tek shtëpia e mikut tim! Me tilla mendime dhe konfuz, ndërsa po i afrohesha njërës prej Pizzerive, syri me zuri pranë portës së njërës prej makinave një portofol të kuq!
Zemra filloi të më rrihte fortë dhe insitikti për ta pasur sa më parë timin atë portofol dhe për të qetësuar qoftë edhe ndërgjegjen e turbulluar, pas hedhjes se shikimit rrotull e mora në një sekondë dhe e futa në xhep pa e parë, apo kontrolluar!
Pasi gjeta një stol diku aty afër dhe siç isha i emocionuar, rifuta dorën në xhep me paramendimin të ndjeja nëpërmjet gishtërinjve afërsisht sa para mund të kishte ai portofol. Gishtërinjtë ndjen disa forma metalike të cilat vetëm monedha apo lireta nuk mund të ishin!
Menjëherë e nxora me vrull nga xhepi portofolin dhe e hapa me nxitim! Nxora një palë syze të bukura të cilat pa dyshim që nuk më përcollën ndonjë gëzim me ç’kisha pritur! Ashtu siç isha i shkrehur nga ëndrra e parave të fatit dhe në mënyrë krejt mekanike, ndërsa u nisa për tek Pizzeria më e afërt, hoqa syzet e mia dhe vura ato që sapo kisha gjetur! Shikoja qartë dhe mirë dhe kur hyra në Pizzeri tek pasqyra vura re që më shkonin dhe ishin te errëta!
”“ Qenkan dielli! Por, unë në fakt shikoj shumë mirë! Sikur më duket se shoh më mirë dhe më qetë me këto se me të miat! – Mendoja ndërsa po mundohesha që ngrënien e pizzës ta bëja sa më avash sepse kështu do ndihesha më i ngopur!
Aso kohë nuk kisha shumë informacion për syzet foto-kromatike të cilat shumë pak prej shqiptarëve i njihnin! I hoqa edhe njëherë prej syve dhe fillova t’i kundroja me kujdes! Tek krahët e tyre të bukura lexova: “Burberry” dhe çuditërisht, ndërsa syzet e mia i kisha miopi me numër ”“ 1.15, “Burberry” e gjetura ishin po miopi me numër – 1.75!
Po vizitoja me kureshtje disa nga vitrinat e dyqaneve okulistike të Romës dhe pashë se çmimi i atyre lloj syzeve varionte nga 28.000 deri në 33.000 lireta! Sigurisht ëndërr e paarritshme për mua! Kur u ktheva në Tiranë dhe bëra vizitën e nevojshme, sytë e mi kishin saktësisht numrin e atyre syzeve që Zoti ndoshta, meqë nuk i mora lekët e destinuara për të tjerë, më mbrojti sytë dhe me dhuroi “Burberry”…!