Home KRYESORE Thane për dhe në ditën e Pavarësisë!

Thane për dhe në ditën e Pavarësisë!

Eva Idrizllari: Ka nje ndryshim esencial midis burrave te djeshem qe krijuan shtetin dhe te sotmeve qe kujdesen per fatin e shtetit. Burrat e djeshem nuk i beri rasti heronj, por i zbuloi se sa burra ishin ne te vertete. Keta te sotmit rasti i beri te pushtetshem, duke ju zbuluar burracakerine.

Mirela Cela Jorgo: Nacionalizmi i të parëve tanë, nuk ishte një lëvizje manipuluese demagogjike me karakter populist të përkohshëm. Përkundrazi ishte një lëvizje ideologjike e pastër, mbështetur mbi doktrinën iluministe dhe evokimin e të shkuarës historike. Në këtë pikë, më lind vetvetishëm pyetja, që në fakt nuk është e imja. “Shqiptarët patriotë të vërtetë apo patriotë në raste festash? Ne jemi kthyer ne nje shtet i koncensionuar dhe per kete shqiptaret duhet te jene me te ndjeshem se kurre, nuk po arrijme te qeverisim dhe te nxjerrim udheheqes qe ta duan kete vend sic e deshen te paret tane. Ku i pashkolluari dhe injoranti respektohet me shume se i dituri dhe i mencuri . Dhe per kete do te vuajme shume por shume ama…

Gilman Bakalli: Uroj sot ne ditën e tyre te emrit gjithë shokët e shoqet e mia respektivisht me emrat Flamur dhe Shqiponja!

Alba Maltezi: Dashuria per Atdheun eshte nje dashuri e madhe. Mendoj se kjo dashuri nuk mund te ekzistoje nese nuk dashurojme sinqerisht njerezit dhe gjerat e vogla qe kemi perdite rreth e rrotull. Dashuria e madhe ushqehet nga dashurite e vogla, qofte edhe per nje lule, apo per nje flutur…

Genc Pollo: Sot Dita e Pavarësisë: nderim për Etërit e saj, përgjegjësi për trashëgiminë e tyre.GP

Entela Komnino: Meqë jemi te shqiponja me dy kokë…… çfarë nuk po thonë historianët tanë në një dokumentar. Vetëm se harrojnë ose nuk lidhin aspak që territoret nën këtë flamur mund të kenë qenë shumë më gjerë dhe princërit as nuk i mbanin dot kot simbolet e rangun e titujve e aq më pak s’mund t’i trashëgonin edhe më kot. Prandaj është për t’u festuar edhe më shumë dita simbol e kombit që i diskutohet akoma historia kaq rastësisht me citime tek tuk.

Eno Bozdo: Edhe vete Dushan Mugosha do ta kishte zili Erjon Veline per zellin marksist antikombetar. As Enver Hoxha nuk guxonte ta injoronte daten 28, pavaresisht se e urrente!

Tritan Kalo: 28-29 Nentori jane dy festat me te rendesishme ne historine e Kombit tone, ketij kombi te lashte sa vete qyteterimi Europian, por ende tinzarisht te ndare ne 5 shtete. Baballaret tane te kombit e lartesuan Flamurin tone me 28 Nentor 1912, duke i dhene mevetesine Atdheut tone pas 500 vitesh roberie osmane. Nje vit me vone fuqite e kohes ne Konferencen e Londres se 1913-tes, vendosen ricopetimin e trojeve ametare. Turpin e saj Europa plake e ka per detyrim moral dhe historik ta shlyej sa me pare, qe Shqiptaret te jene perseri nje dhe te pandare, duke shpene ne vend amanetin e Baballareve tane. Ajo çka na detyron ne si popull eshte, qe per çdo sekonde te mos rreshtim se kerkuari korigjimin e ketij krimi historik, dhe te mos zvarritemi pas “politiqenerve” shqipfoles ne Tirane, Prishtine, Shkup e Podgorice, qe: “Na i qenkan betuar Europes dhe Botes se nuk do te kerkojne Bashkim Kombetar”, duke na e shitur per bashkim, integrimin veçmas te 5 (pese) pjesezave te kombit ne Europen e bashkuar!!!! 29 Nentori 1944 na rreshtoj krenarisht si fitimtare me perfundimin e L2B, krahas tre fuqive te Boshtitit Antifashisto-nazist; BRSS. SHBA,BM. Lavdi te perjeteshme bijve dhe bijave te ketij kombi martir, qe me punen dhe luften e tyre perjetesuan ne historine e tij keto dy data te lavdishme. Bashkekombas te mi kudo qe te ndodheni, mos bini pre e lavireve politike qe duan te na perçjane dhe te na perdhosin shenjterine e 28 e 29 Nentorit! Gezuar festat dhe nderonjini ato krenarisht e te bashkuar! Zoti e Bekofte Shqiperine dhe Shqiptaret, kudo qe ata sot i ka hedhur fati per te jetuar e prosperuar! Amin/Inshalah!

Anila Jole: Praktikisht dhe thjesht fare; nese plaku Ismail Qemali nuk do te nxitonte ate nentor te 1912-s per te shpallur pavaresine, nje Zot e di ç’do behej me Shqiperine. S’do kishte ndoshta Shkoder, Korçe, Gjirokaster e ndoshta nuk do kishte me fare Shqiperi, se paku jo siç eshte sot. Rrjedhimisht, as une nuk do ekzistoja, as ti, as ajo e as ai shqiptar.  Prandaj t’i perulemi atij plaku, i detyrohemi token tone, ekzistencen tone dhe te qenurit e asaj qe jemi!

Lisen BASHKURTI: URIME 28 NENTORIN. I uroj nga zemra gjithe bashkatdhetareve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves, Cameri, ne diaspore ne Evrope, Amerike, Kanada, Australi e kudo ne bote-Gezuar Festen e Pavaresise se Shtetit Shqiptar!
Uroj qe festimet e ardhshme te na gjejne me te bashkuar, me te demokratizuar dhe me te prosperuar!

Luela Myftari: Gezuar sa per te thene! Se ky vend edhe te kuqen brenda teje e djeg. Ndaj gezoni ju qe jeni jashte, ketij vendi. Une nuk mundem, sinqerisht. Nuk mundem se se pari tokat e 4 gjysherve te mi nuk jane brenda kufijve qe festojne. Para nuk kam prej kush e di sa muajsh, blloku me tregon 19 ore pune per te bere, 4 per gjume dhe vetem 1 per te dhier apo per te menduar, njekohesisht para se te lahem. Zgjohem duke qare jo nga varferia se e kam shpirtin plot, por nga pyetjet. Sot duhet te gjej te tjera pyetje per heronj te rinj. Per nje Shqiperi qe mendon se pyetjet te nxjerrin fitues si te “Kush dreqin do te behet milioner”. Vetem ne media sa heronj jam perpjekur te nxjerr nga ca pyetje. Kuptoj se nuk ka vlere asnje. Se pergjigjet sjellin fitoren, jo pyetjet qe bej une. Sepse nje skeme e mire lufte deshton edhe ne terrenin me te thjeshte nese e menfon te veshtire. Heronjte e fitimtaret vijne me pergjigjet dhe me strategjite e tyre, jo me ate te mbretit, princit a perandorit. Heronjte dhe fitimtaret vijne nga populli. Dhe nje popull qe kokeulur si dele thote se pushteti ka te drejte, te haje bar. Ju festoni po deshet. Mua me presin pune te tjera. Kam pyetje per te bere, pyetje te tjera qe nuk do marrin pergjigje. Se ne kete vend pushtetaret, drejtoret, artistet, taksistet e cdokush ta kthen pergjigjen me pyetje. Fitues nuk te nxjerr dot une. As festen se bej dot une pa heronj…

Genci Cobani: Gezuar, gjithe bashkatdhetareve te mij, kudo ne Bote ! Le te jete edhe nje here kjo dite e shenjte per kombin tone, dita e nje shtytjeje te re drejt zhvillimit, prosperitetit dhe perpjekjeve per te bere edhe me te mire Shqiperine tone ! Le te beje gjithkush nga ne me te miren qe mundet, aq sa mundet dhe kudo qe mundet per Atdheun dhe do te ndihemi me te lumtur dhe me krenare qe jemi shqiptare. GEZUAR !

Ilir Kadia: Nuk e vara dot ne shtize flamurin e Shqiperise! Maskarenjte, qe perdite i ngulin asaj thika pas shpine dhe llokmat e trupit ia hane me piru korrupsioni, i kishin zene te gjitha shtizat!

Marsela Xhafa: Nacionaliste hipokrite :-“Ma shpifni” !  Ju qe kujtoheni per atdheun dhe dashurine per te vetem sot e neser se 363 dite te tjera vetem e perdhosni, vidhni, gerryeni ate brenda e jashte… Ju qe beni gam gam vetem neper fb… Ju qe sot tregoni dashuri duke vendosur nje status a thua se e kryet detyren..e me kaq mjafton… Ju qe e doni shume Atdheun aq shume saqe mezi prisni te largoheni nje ore e me pare prej tij… Ma shpifni..

Alfred Cako: Gezuar Festen e madhe te Flamurit. Fryma e nacionalizmit post napoleonian erdhi me vonese tek shqiptaret nga rrethanat dhe frika e coptimit nga fqinjet ortodokse. Nje pjese u mikluan dhe u mashtruan prej fqinjeve dinake qe premtonin aleance me ne kunder turqve dhe me pas u vrane, si Isa Boletini me shoke; nje pjese nuk ju zinte bese atyre e s’vepronin kunder Turqise. Megjithate, ne teh te thikes, per nje shekull, shqiptaret e kaluan sproven e eger te mbijeteses nga faktori nderkombetar dhe rezistenca e tyre. Futja ne NATO dhe clirimi i Kosovrs nga Serbia ishin qershia mbi torten e mbijeteses ne historine tone. Tash jemi duke kaluar ne nje sfide te re, nga kultura lindore bizantino- orientaliste 1400 vjecare, ne kulturen qyteterimore perendimore. Por me nje kembe nuk mund te shkohet drejt perendimit. Ne fillim eshte kultura, pastaj perendorizimi i institucioneve shteterore. Do disa dekada te tjera te mbruhet ky proces i gjate evolucionist gjate te cilit do vazhdoje paralel edhe ngjizja e Shqiperise etnike ku kjo date do jete nje gurr i rende ne histori, gjithmone. Gezuar per shume vjet.

Genti Mullai: Gëzuar festat më kuptimplota të identitetit të një kombi. Pa liri, askush nuk ka realisht një emër, sepse: “Ata të cilët fituan pavarësinë tonë besonin se liria është sekreti i lumturisë dhe kurajua është sekreti i lirisë”. Unë besoj se: “Aty ku strehohet liria, atje fitohet identitetit i vertete”. Mos hiqni dorë nga liritë bazë për të ruajtur sigurinë provizore, sepse asnjëherë s’do jeni të lirë e të sigurtë, asnjehere sdo keni identitetin tuaj real. Gëzuar festën e Lirisë , festën e Pavarësisë. Le të shpaloset Flamuri jonë në lartësitë më të skajshme të historisë , sepse Flamuri jonë është më i bukuri ndër flamujt e botës. Lavdi e mirënjohje të përjetëshme luftëtarëve dhe firmëtarëve të lirisë.

 Megi Ajterhysa: 28 Nentore, është dita e 332-të e kalendarit gregorian(dita e 333-të e vitit të brishte) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 33 ditë.E vendosur mrekullueshem si datë kalendarike. Të mirat e rralla të kombit tonë të shumëvuajtur, i kanë ardhur pikërisht në këtë dite.
1443-Gjergj Kastriot Skenderbeu ngriti flamurin në Kruje
1793-Ne Shkoder, Lezhe dhe rrethina filluan kryengritjet kunder ushtrive otomane.
1912-Ngritja e flamurit ne Vlore
Shqiperia, toka e lagur me kaq shume gjak e lot.Nder shekuj e respektuan dhe e mbrojten me aq dashni këtë toke e këtë flamur, e ne sot, shqiptareve të koheve moderne na mbetet vetem me e dashte e respektu fort këtë toke e këtë flamur.Me ken krenar për të shkuaren e me ba krenare brezat që vijne pas. Rrnofte flamuri kuq e zi, Rrnofte Shqipnia e shqiptaret.

Share: