Home KRYESORE U zutë sot për Kristin, por asnjë zgjidhje nuk i dhatë atij...

U zutë sot për Kristin, por asnjë zgjidhje nuk i dhatë atij fëmije…

Gazetarja e njohur Eriona Rusi, pasi ka ndjekur ne transmetim te drejtpërdrejte debatin e rende dhe te mbushur me fyerje midis deputeteve te partisë demokratike dhe ministrit te shëndetësisë për rastin e djalit te vogël i cili për te shpëtuar jetën i duhet te kryeje një operacion jashtë shtetit i cili kushton rreth 150 mije euro, sugjeron një fakt qe do i nderonte deputetet e parlamentit tone. Gazetarja Rusi u sugjeron atyre te japin secili nga 1.000 euro (afërsisht rroge mujore te deputeteve) dhe te mos lejojnë qe Kristi i vogël te vdesë. Keshtu ata do te vërtetonin parimisht qe e meritojnë te na përfaqësojnë te gjithëve.  Ja cfare shkruan Eriona Rusi:

“U zute sot per Kristin, por asnje zgjidhje nuk i dhate atij femije.
Ai ka nevoje per 150 mije euro per ta bere ate transplant. E thjeshte fare, mjafton te jepni secili prej jush nga 1 mije euro dhe ja ku u mblodhen 140 mije. Stop teatrit me hallin e ketij femije”

PS: Meqë shteti ynë  nuk po merr persiper ta zgjidhe fatin e këtij djali te vogël ndodhur midis jetës dhe vdekjes, duhet thene se ndaj fatit te ketij djali fatkeq edhe Erjon Skendaj, nje gazetar tjetër  i njohur ka marre një iniciative ku i kërkon qytetareve te kontribuojnë qe te mblidhen paratë për operacionin qe shpëton jetën e Kristit.  Kush ka mundësi le te kontribuoje me qa sa mundet…

Share: