Home KRYESORE Vota shqiptare ne Maqedoni është në favor të Vesel Memedit dhe të...

Vota shqiptare ne Maqedoni është në favor të Vesel Memedit dhe të ngjashmëve si ai!

Nga Artur Nura

Publikimi i një pjese të përgjimeve nga ana e liderit të LSDM-së, përveç se nxori në pah uzurpimin e institucioneve, shkeljen e të drejtave të njeriut, korrupsionin, shantazhin, kontrollin e mediave, kontrollin mbi gjyqësinë, partitizmin e institucioneve shtetërore etj, nxori në pah edhe pozicionin e dy partive parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH.

Për një kohë të gjatë opinioni publik ka kërkuar përgjigje, pse pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është në atë nivel të tillë diskriminimi ndërsa kanë përfaqësim te larte politik. Ne fakt, dy parti politike, njëra në pushtet e tjetra në opozitë. Por nga përgjimet u pa qartë se të dyja janë aleate te VMRO-së Nikolla Gruevskit.

Dhe kjo, u vërtetua edhe gjatë negociatave të gjata me ndërmjetësim ndërkombëtar, për tejkalimin e krizës politike, ku këto dy këto parti mbajtën anën e kryeministrit ne ikje Nikolla Gruevskit. Në ato negociata përfaqësuesit shqiptar mbështetën dhe e forcuan pozicionin e kryeministri autokrat i cili vendin e largon qarte nga axhenda evropiane.

Shqiptarët e Maqedonisë në këto dekada kanë dhënë shumë kontribute për të themeluar dhe rritur partitë politike. Ata kanë dhënë shumë mund, djersë deri edhe gjak. Dhe kur e gjejnë veten të shpërdoruar nga përfaqësuesit e tyre politik, për të di-satën herë, u rritet skepticizmi politik dhe depresioni socio-kulturor. Opinioni I përgjithshëm edhe I opinionistëve është qe ata janë afër me një fatalizëm dhe me një situatë pa krye.

Ndërkohe nëse flasim për partitë e reja ne Maqedoni, të gjithë I llogarisnin minore. Kete e beri edhe faktori ndërkombëtar ne negociatat e fundit me aktoret politik ne Maqedoni! Ato dukeshin vërtete pa ndonjë ndikim themelor deri sa sondazhet e fundit ne Maqedoni i nxorën ato deri në rezultate te befasishme.

Pra, mund te thuhet se Partitë e reja nuk janë fare minore dhe janë në një trend rritjeje. ose me mire votuesit duan ndryshime politike ne Maqedoni dhe janë duke u lodhur me partitë e mëdha. Ajo që do të mund te quhet edhe befasi e vërtete, por edhe sinjal për partitë e tjera se cfarë rruge të ndjekin, është rezultati i sondazhit për Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK) e cila nga një parti gati para shpërbërjes, me dorëheqjen e liderit të saj historik Rufi Osmani ( siç ndodh rëndom me partitë tona që shuhen bashke me liderin) pas humbjes së zgjedhjeve lokale, arriti të rikthehet me 2 % mbështetje.

Tekstualisht rilindi. Si vete emri saj Rilindje Demokratike Kombëtare. Si feniksi. Rikthimi i fuqishëm i kësaj partie qëndron në aktin e dorëheqjes së ish kryetarit Rufi Osmani, pas humbjes së zgjedhjeve, nga njëra anë dhe aktivitetin konstant dhe qëndrimet e shëndosha politike të kryetarit aktual Vesel Memedi. Duket se Memedi po i rrit shpresat e shqiptareve për ta votuar partine e tij me frymën qe po i jep asaj.

Akti i dorëheqjes së një kryetari pas humbjes së zgjedhjeve nuk është akt normal në këto hapësira dhe duket ka bere përshtypje pozitivi ai i Osmanit. Është rasti vetëm ne Maqedoni. Vetëm kryetari I Demokracisë së Re e bëri jë akt të tillë, por pastaj kishte disa tentative për tu rikthyer në krye të saj dhe kjo bëri që ajo parti të zhduket tërësisht. Por, Rufi Osmani, nuk e bëri dorëheqjen si akti përkohshëm. Ai nuk e synon sërish kreun e RDK dhe kjo e bën RDK parti serioze në sytë e elektoratit.

Çdo lojë e mundshme e Rufi Osmanit për rikthim të tij në krye të kësaj partie do ta dëmtonte më shumë atë vetë, por edhe RDK-së do ti mbi-vishej imazhi i BDI-së dhe PDSH-së, si kompani private për realizim të interesave të liderëve te tyre. Pra, shqiptarët, edhe pse me droje, folën qarte. Ata dhanë udhë-rrëfim, treguan secilën rrugë duhet ta ndjekin politikanët dhe partitë e reja në Maqedoni.

Shqiptarët dhanë edhe orientim për sjelljen e kryetarëve të partive. Ata treguan se ka ardhur koha e Vesel Memedit dhe të ngjashmëve si ai ne politiken shqiptare te Maqedonisë. Ata treguan se ka ikur tashmë koha e liderëve zhurmë-mëdhenj dhe gojën plot forcë, por që asnjëherë nuk e shfrytëzuan në negociata me partitë maqedonase, por gjithmonë e përdoren për të shantazhe ndaj elektoratit shqiptar.

Elektorati dha shenja se cilin model e ka zgjedhur. Ka zgjedhur modelin e intelektualit të ri. Vesel Memedi ka studiuar në Malajzi, ka bërë Master në Britani, ka ndjekur edhe programin Fullbright në SHBA etj. Ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës. ( nga ku është diferencuar partiakisht).

Vesel Memedi është pra, një politikan energjik që jep kontributin maksimal si këshilltar komunal në komunën e Gostivarit dhe njëkohësisht i afërt me qytetarët. Cilësitë e personit praktik dhe pragmatik, por edhe njohësit të politikë siç e dëshmoi edhe me aktin e bashkëpunimit me Lëvizjen për reforma në PDSH, që udhëhiqet nga Zijadin Sela duke ndërtuar themele politike për një Aleance për Shqiptaret e Maqedonisë. Pra, elektorati sheh, vlerëson shpërblen dhe ndëshkon. Mjafton ta kuptojmë mesazhin e tij! Mesazhi i shqiptarëve në Maqedoni është në favor të Vesel Memedit dhe të ngjashmëve si ai!

Share: