Home I pakategorizuar Zef Bushati: Pse u tremben udhëheqësit !?

Zef Bushati: Pse u tremben udhëheqësit !?

Zef Bushati, Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane pas takimit te partive te vogla organizuar per ndryshimin e ligjit zgjedhor pyet: “Pse u tremben udhëheqësit !?”  dhe vazhdon te argumentoje atë se cfare përfaqësojnë Partitë jo parlamentare duke dhëne shifra : “Aleatet jo parlamentare i dhane PD-se 116.235 vota ne zgjedhjet e fundit Lokale. Aleatet jo parlamentare i dhane PS-se 248.994 vota. Se bashku jo parlamentaret përfaqësojne 365.225 vota. Jo-parlamentaret morën zero vende ne qeverisjen lokale edhe pse fituan mbi 200 këshilltare ne gjithe vendin. TRYEZA eshte ngritur dhe partitë joparlamentare jane te vendosura ne misionin e tyre. Koha do ta tregoje. Me 31 Tetor ne Hotel “Tirana” ne kryeqytet u mblodhën 29 parti politike jo parlamentare nga i gjithë spektri i politikes.” thotë kryetari i AD

Partite e ashtuquajtura te vogla os ejo parlamentare ne “Tryezen e partive jo parlamentare për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. ” zgjodhen kordinator .Eduard Abazi kryetarin e Aleanca Demokratike dhe si sekretar drejtuesin e Forca Rinia Dritan Broka dhe pas kesaj inciative sipas Bushatit duket se krereret e dy partive te medha raspektivisht PS dhe PD kane reaguar:

“Kreret e PS dhe PD, te tronditur nga kjo TRYEZE njoftuan Drejtuesit e Televizioneve dhe Gazetave qe te mos japin asnje lajm rreth kesaj TRYEZE dhe te mos i kushtojne vemendje TRYEZES ne ekranet e TV-ve apo faqet e gazetave. Udheheqesit e PD & PS jane trembur.Lavjerresi eshte tronditur.Tronditjen lavjerresit po ja shtojne edhe qendrimet e LSI. Ilir Meta nuk do te hedhe ne kosh investimin kunder ketij lavjerresi, qe per 25 vite mban te gjitha pergjegjesite ne vendin tone. Ilir Meta nuk harron lehte greven e urise kunder ketij Ligji Zgjedhor dhe marreveshtjen Berisha & Rama. Kete here edhe partite joparlamentare jane organizuar kunder “ligjit te lavjerresit” shkruan Zef Bushati duke e mbyllur me shprehjen: “Te gjithë jo-parlamentaret se bashku për te ndryshuar Shqipërinë.”

Share: