Home KRYESORE Deputetet janë nen urdhra… s’kanë gisht!

Deputetet janë nen urdhra… s’kanë gisht!

Nga Ylli Dylgjeri

Dje gjithe diten, dhe sot me mengjez, mediat po buçasin per lista emërimesh te arsimtareve nga deputetet ne rrethin e Lushnjës. Dy dite me pare po ashtu një liste tjetër u publikua me emërime te politikaneve ne zyrën e tatimeve… Po kështu, dy vjet me pare një birbo pa fytyre, pa emër, pa numër ne LSI, thërriste nga një podium se po nuk rekrutuat vota për zgjedhje, do tu heqim te gjithëve nga puna!!!

Kjo tashme është e ditur. Si ne shërbimin civil, si ne shërbimin diplomatik, biles edhe ne shërbimin ushtarak politika është ne balle per emërime. Po te jete shërbim, ose e zgjidh deputeti ose e zgjidhin me lart me koncesion. Kjo puna e emërimeve s’behet ndryshe ne këtë vend. Le te bucase kush te doje. Nga shtypi deri te banka botërore qe ka paguar leket për implementimin e ligjit te shërbimit civil ne këtë vend. Nga dhjetori i vitit 1999 kur kaloi ky ligj për here te pare janë hedhur qindra mijëra euro për zbatimin e ligjit dhe se fundi “Maliqi” qe peshon me shume se Ligji e zgjidh këtë pune…

Ne vitet 2000-2005 punoja si Sekretar i Përgjithshëm ne Ministrinë e Rendit (kështu quhej atehere) Problemet e krimit, kishin sjelle shqetësime ne çdo strukture te rendit. Buxheti nuk dilte. Kishim mjaft veshtiresi. Probleme kishim edhe me femijet familjeve te policeve te vrare ne detyre. Shqetësimi u be publik ne komunitet. Ne përpjekjen per te zbutur veshtiresite ekonomike, një biznesmen mori persiper për tu paguar familjeve nga një rroge modeste për shkollimin e femijeve. Kur një dite me bie telefoni. Nje drejtues i larte i shtetit pasi u interesua për mbarëvajtjen e këtij problemi me urdhëron:

Te përzgjidhen 5-6 femije te policeve te vrare ne detyre dhe pasi te kontaktoni me filan ambasador shqiptar te nisen femijet ne shtetin X për shkollim!
Si urdhëron- u përgjigja, pa u menduar fare.

Menjëherë, pas ketij urdhri, mora masat. Njoftova ambasadorin, dhe personelin per te bere perzgjedhjen e femijeve qe do shkonin per studime ne shtetin perendimor. Puna filloi, por…nuk korra sukses. Ambasadori bashke me ftesen e OJQ-se qe kish shprehur deshiren per ti shkolluar nga vendi pritës, kishte vene dhe kritere pranimi. Kriteret ishin: femijet duhet te kishin njohuri ne nivelin mjaftueshëm te gjuhës angleze, te kishin mbaruar klasën e tete, dhe te kishin edhe 2000 dollarë për pagesën e udhëtimit dhe shpenzimeve te javëve te para, Me tej i trajtonin ato. Me keto kritere nuk gjeje kerkund ne gjithe vendin edhe pas vajtjes vete ne cdo qark te vendit.

Pas nje muaji përpjekje te lodhshme, me bie serisht telefoni nga titullari urdhërues. Biseda filloi-me kërkese llogarie:
Do punosh apo si e ke hallin! – me thote me ze te larte.
Po punoj- i thashë me ze te ulet.
Ku janë femijet e policeve te vrare qe do te nisen -thote
Nuk është e mundur, kane vene kritere te pamundura-i them
Gjeji, ose ik ti-thotë!
Si urdheron- ja kthej
Se kuptoj- vazhdon Ai, edhe si gjen edhe Si urdhëron me thua!
Po, i përgjigjem, me këto kritere edhe gjenden, po nuk janë fëmije te policeve te vrare- i them
Atehere si do i gjesh?
Meqë i kërkoni JU, do i gjej me këto kritere dhe… do tu vras babain vetëm qe urdhri te zbatohet- i them se fundi.
Situata u be qesharake. Udhëheqësi nuk foli me. Ma kujtonte me vone si barcalete.
Kjo histori mu kujtua sot, kur pashe listat me emërime ne Lushnjë.
Deputetet janë nen urdhëra…s’kanë gisht!

Share: