Nga Romeo Gurakuqi
Kryetari i Bashkise se Tiranes, zoti Erjon Veliaj, sapo njoftoi se ka derguar per procedim penal paraardhesin e tij, qe eshte njekohesisht edhe shefi i opozites, zotin Lulzim Basha. Pa asnje shpjegim konkret, por me nje gezim feminor ne te cilin nuk fshihej dot nota kunderpergjegjese, ai hodhi ne treg akuzen e dhenies se lejeve te ndertimit, qe kufizohej ne shqyrtim vetem ne kater vitet e fundit.
Ne fakt, kushdo qe abuzon me ligjin, duhet te perballet me ate, por kur behet fjale per shefin e Opozites Parlamentare, i cili ka ngritur nje numer ceshtjes per zgjidhje ligjore, para organeve te drejtesise shqiptare, Parlamentit dhe drejtesise kosovare, me te cilat koalicioni miqesor dhe politik i zotit Veliaj duhet te perballet, ceshtja ndryshon. Akuza e sotme mund te shenohet ne radhe, por mbetet ne fund te listes se akuzave, te pa kufizuara ne kohe, me te cilat, Koalicioni Miqesor dhe Politik i Cunave, do te duhet te perballet.
Ajo padi ngjan si nje shantazh per te heshtur, ndaj nje liste te tere shpjegimesh qe do te duheshin dhene, te cilat kulmojne me fondin prej 500000 eurosh qe bashkia e varfer e nje shteti me qytetare te varfer, ka dhuruar dje per nje kengetar qe do festonte ne Naten e Bardhe te Fillimit te Terrorit te Kuq, por qe fillojne shume heret, me zenien e tokave te qytetareve te vjeter te Tiranes vite me pare, listen e gjate te pallateve qe jane vendosur mbi planinetrite e zhvendosura te parcelave te Tiranes se Re; pyllin me pallate qe shkaterroi hapesiren e blerte te qytetit dhe e betonizoi ate pa kthim.
Si mund te guxohet te akuzohet Shefi i Opozites nderkohe qe ai ka ngritur kauzen e dekriminalizmit te politikes?! Kur ai ka shtruar berjen e Reformes Konstitucionale te lidhur me nje Reformim te vertete te sistemit te Drejtesise ne pergjithesi dhe Drejtesi Penale ne vecanti?! Si mund te akuzohet Shefi i Opozites, kur ende nuk ke guxuar te japesh asnje shpjegim mbi aferat e korrupsionit, atentateve te mbetura ne tentative, shpenzimeve publike dhe private te pajustifikuara nga arsyeja e shendoshe financiare?!
Kur nuk eshte dhene asnje shpjegim mbi largimet masive te qytetareve te Tiranes nga administrata e Bashkise dhe nuk eshte sqaruar ende publiku mbi tipin e presionit te ushtruar mbi nepunesit e atij institucioni ne keto 100 dite te para?! Si mund te guxohet te burgoset Opozita ne nje vend me Demokraci Parlamentare?! Si mund te kerkohet nje Capitis deminutio i kapacitetit ligjor te nje institucioni baze te Demokracise?!
Si mund te kerkohet nje gje te tille kur nuk ke denuar dhe nuk ke cuar ne Gjykaten e Larte Penale (per shkelje kushtetute dhe promovim te zbatuesve te dhunes diktatoriale) ata qe dekoruan kriminelet e sigurimit te Shtetit?!Une dua ta shoh kryetarin e bashkise se kryeqytetit tim ashtu sikurse e njoh: ne punen e nisur mire ne Ministrine e ceshtjeve sociale, kur punoi me aq kujdes, per parametrat majtiste, per ndertimin e ligjit te hapjes se dosjeve, demshperblimin e te persekutuarve politike etj.
Une nuk dua ta shoh kryetarin e qytetit ku kam lindur, te vendoset ne sherbim te kauzave presuese, zhvendosese dhe shantazhuese, te cilat duhet te mbeten kauza vetem te dy padroneveve tij, te djegur dhe te perfunduar ne koshin e turpit korrupsionist kuqalash. Une dua ta shoh kryetarin Veliaj ne perfaqesimin e nje linje te re te se majtes europianiste, pa paragjykime, qe ndihmon dhe nuk godet te persekutuarit dhe tironsit e vjeter, dhe tiransit e rinj, nje politikani te ri qe nuk pranon te perdoret nga e keqja qe e ka mbi; nje politikan qe nuk hakmerret mbas cdo kauze te ligjshme te Opozites se ardhshme, por nje kryetar qe shikon para, ecen para, me pune dhe ndershmeri, pa paragjykime.
Nje kryetar socialist bashkie qe vazhdon te mbroje te persekutuarit politike dhe shtresat ne nevoje, qe nuk hesht kur dekorohen kriminelet e diktatures, nuk hesht por ndihmon ne pastrimin e PS, kur ajo ben aleance me atentatoret dhe korrupsionistet e koalicionit; nje kryetar bashkie te drejte, jo militant, te drejte ndaj te gjitheve, qe raporton ndaj publikut rregullisht. Do te deshiroja qe kryetari i bashkise te Tiranes te vendose gishtin vertete mbi plaget e paligjshmerise, ne rend kronologjik, ne radhen e randesise, ne lidhjen logjike dhe mbi te gjitha, mbi bazen e perparesive te jetes qytetare.
Te procedohet penalisht Opozita, kur ajo ka ngritur disa kauza ndaj Pozites dhe elementeve me turbulente te saj?! Nonsens! E pandershme dhe levizje perdoruese. Kryetari i PSSH te se ardhmes nuk duhet te cedoje dhe mbaje deklarata te tilla teresisht te politizuara dhe sherbenjese. Ai duhet t’i drejtohet, ashtu sikurse ai di, mjaft mire, me elekuence dhe mendim, bashkeqytetareve te tij, studenteteve te Tiranes, por edhe Opozites:
UNE DUA TA SHOH zotin Erjon Velia, ashtu sikurse e njoh: mendjehapur dhe fisnik, qe nuk merret me gjera te vogla dhe ngacmime meskine. Do te isha shume kurioz te dija se cfare mendojne zoterinjte Eduard Selami dhe Bamir Topi per kete sulm ndaj Shefit te Opozites?! A do ta mbanin dot ata nje fjalim ndricues per Publikun ne keto dite te veshtira qe kane c’orientuar te ardhmen e vendit, kur po perkutohen me nderim shtetor xhelatet dhe kur po goditet Shefi i Opozites per te bere kunderpeshe ndaj korrupsionit galopant qe ka ngerthyer poret jetesore te qeverise?!